E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluminense, kampion i Brazilit

Fluminense fiton titullin e katërt kampion në historinë e futbollit brazilian, duke e mbyllur luftën tri javë përpara fundit.

Skuadra e trajnerit Abel Braga mundi 3-2 Palmeiras në ndeshjen e javës 35, duke siguruar matematikisht titullin pasi mban vendin e parë me 10 pikë më shumë se Gremio e vendit të dytë. Klubi nga Rio de Janeiro udhëtoi drejt Palmeirasit duke e ditur se tre pikë do ta shpallnin automatikisht kampion.

Mysafirët shënuan të parët në minutën e 15 me Fred, ndërsa Mauricio Ramos shënoi një autogol duke siguruar praktikisht fitoren e miqve. Gjithsesi, rezultati u barazua nga Hernan Boats e Patrick Vieira Marins, ndërsa Fred ndëshkoi edhe njëherë vendasit duke shpallur zyrtarisht të hapur festën për titullin e katërt kampion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›