Politika greke, qarkore për çkishërimin e Petro Luarasit
04/05/2005 Cili ishte argumenti i Kryeministrit grek Venizellos përpara se të hapej Konferenca e Paqes në lidhjet me kombësitë ballkanike? Italia dhe Greqia përballë njëri-tjetrin për interesa territoriale ndaj Shqipërisë.
Ku u dukën tendencat greke? Cilat ishin argumentet që nxirrnin grekët sa i takon identitetit kombëtar dhe atij fetar të Shqipërisë së Jugut?
Si e shikonin grekët prejardhjen e shqiptarëve myslimanë dhe atyre të krishterë? Masakra që iu bë Petro Luarasit. Cili ishte protokolli i “autonomisë vorio-epirote“? Cili ishte “bashkëpunimi” midis Venizellosit dhe qeverisë italiane? Misionarët amerikanë denoncojnë grekët në Paris për dhunën në Epir. Historiani Lavdodh Ahmetaj, duke hedhur vështrimin mbi gjendjen e Shqipërisë në mbarim të Luftës së Parë Botërore, ndalet në qëndrimin e fqinjëve ballkanas ndaj Shqipërisë.
Qeveria greke kerkonte Korçen dhe Gjirokstren. Duke mos mundur te mbeshteste kete kerkese mbi parimin e kombesise, Kryeministri grek Venizellos ngriti perpara Konferences se Paqes argumentin e rreme, tanime te vjeteruar, “se shqiptaret e krishtere qe perbenin gjysmen e popullsise te ketyre dy trevave e ndjenin veten greke“. Per kete çeshtje iu referua traktatit te fshehte te Londres se 1915-es, qe e vinte Italine perpara detyrimit qe, ne kembim te interesave te saj te parashikuara ne traktat, te mos e kundershtonte edhe aneksimin e Shqiperise se Jugut prej Greqise.
Per pasoje, delegacioni grek nuk arriti te shprehej kunder pretendimeve te Italise ne Shqiperi. Seanca e 24 shkurtit 1919 iu kushtua teresisht paraqitjes se delegacionit grek.
E gjithe kjo seance u mbush me pretendimet e politikes greke ne Shqiperine jugore. Tendencat anti shqiptare duken qartas ne paraqitjen e çeshtjes se ”Epirit te Veriut”, ku shprehen dukshem tendencat e shtrirjes territoriale te Greqise ne drejtim te Shqiperise se Jugut, gje qe e paraqiste thjesht si “nje zgjatim i natyrshem i Epirit grek”. Madje, vete Venizellos, e kundershtoi shprehjen “Shqiperi jugore“ dhe, sipas tij, “Epiri i Veriut“ ishte e vetmja shprehje gjeografike e kesaj treve. Fjala e tij ne kete seance dallohej nga nje fryme vetesigurie per plotesimin e kerkesave helene.
Feja, argumenti i politikes greke
Delegacioni grek fliste ne fund te fundit perpara nje komisioni, i cili ishte mbledhur per çeshtjet territoriale qe i interesonin Greqine. Por ai u mundua te argumentonte keto interesa mbi bazen e elementeve fetare, duke pranuar se element themelor per identitetin kombetar ishte ndergjegjja kombetare, por perseri eshte feja ajo qe percakton kete ndergjegje. Ky trajtim qe i bente çeshtjes e ndihmonte ate ta shikonte gjithe zhvillimin historik te Shqiperise se Jugut “si nje ndarje fetare dhe si nje konflikt midis krishtereve dhe myslimaneve“, duke mbrojtur tezen se, pushtimi shekullor i Turqise, kishte bere te mundur qe shqiptaret te kishin harruar qe ishin shqiptare nga raca. Atehere, si rezultat i kesaj situate te krijuar, ne pjesen jugore te Shqiperise, qe tashme quhej “Vorio Epir”, kishte konflikte te vazhdueshme midis myslimanve dhe krishtereve qe kishin marre nuancat e nje lufte civile. Ne kete peshtjellim konfliktesh, sipas delegacionit grek, ata qe ishin myslimane vazhdimisht e kishin hedhur veshtrimin nga Turqia, ndersa te krishteret e shikonin shpetimin e tyre nga Greqia. Kjo situate, sipas tyre, shpjegonte edhe levizjen ne menyre masive te 300.000 shqiptareve ortodokse drejt Greqise dhe te 150.000 shqiptareve ortodokse te vendosur ne Italine e Jugut“.
Kjo menyre e trajtimit te problemit nga Venizellos eshte teresisht demagogjike per te justifikuar me te gjitha menyrat e mundshme shtrirjen e kufijve greke drejt Shqiperise Jugore. Ky trajtim qe i ben politika greke problemit ne fjale, eshte nje rezultante e veprimtarise dhe synimeve te qarqeve shoviniste dhe Patriarkanes, e cila ka qene shume e vemendshme per te pastruar çdo gje qe ishte kombetare ne trevat e synuara nga politika greke. Keshtu u veprua ndaj veprimtarise se Luarasit nga vete metropoliti i Kosturit, Qirili, qe pasi erdhi ne Luaras, “e qorton, e mallkon, e çkisheron Petron dhe menjehere shperndan nje qarkore ne fshatrat nen juridiksionin e tij, me te cilen i porosiste fshataret qe te mos e qasnin Petro Luarasin si mesues ne katundet e tyre, meqe ishte aforisur dhe i çkisheruar“.
Diplomacia greke i kushtoi nje vemendje te veçante edhe gjuhes se folur te banoreve, qe ishte nje nder faktoret kryesore te vendimeve te 1913 dhe qe ne Konferencen Paqes ishte nje nga pengesat kryesore ne realizimin e kerkesave greke.
Italia miraton pushtimin
e Shqipërisë nga grekët
Ne kete çeshtje ata jane perpjekur te argumentojne se banoret e ketyre trevave flisnin greqisht nga Delvina deri ne Gjirokaster, “ndersa nje pjese e vogel fshatare fliste gjuhen myslimane“. Ata kritikuan vendimet e Konferences se Londres dhe punen e komisionit te kufijve. Ne mbyllje te parashtreses se delegacionit grek, permendet protokolli i “autonomise vorio-epirote“ i majit 1914, i cili quhet nga Venizellos si prova me vendimtare lidhur me karakterin etnik te kesaj treve. Por, ky eshte nje leshim qe i behet levizjes “vorio-epiote “te Zografos te nxitur nga Athina, si pjese e perpjekjeve te saj per te vene ne dyshim vendimet e Konferences se Ambasadoreve. Por Venizellos e thellon politiken e tij lidhur me justifikimin e shtrirjes se kufijve drejt Shqiperise jugore. Ai evidencon edhe nje here thirrjen qe Qeverite e Atantes i bejne qeverise greke ne shtator te 1914 per te derguar trupa ne Epir, ne menyre qe te vendosej rendi, pas largimit te Vidit. Ai, ne kete problem, implikon edhe qeverine italiane, sepse, lidhur me okupimin e Shqiperise se Jugut ishte marre dhe pelqimi i Qeverise se Italise, ”duke arritur deri ne marreveshjen e ndermjetesise se Qeverise angleze“. Kjo marreveshje do te quhej si prelud i traktatit te fshehte te Londres te prillit 1915. Ky sherbente njekohesisht per te nxjerre ne pah thelbin e politikes italiane ndaj çeshtjes shqiptare, sidomos ne Konferencen e Paqes. Per ta portretizuar me mire qendrimin e politikes greke ndaj Shqiperise, mund te themi qe pikepamjet e delegacionit grek ne Konferencen e Paqes se Parisit ishin ne thelb nje perseritje e “memorandumit grek ne Konferencen e Ambasadoreve ne fillim te janarit 1913“. Por edhe me shovinist duket se eshte diskutimi i Karapanosit, vendin qendror te diskutimit te te cilit e zinte feja, duke ndare ne menyre te padrejte Shqiperine e Veriut si myslimane dhe Shqiperine e Jugut si kristiane. Sipas tij, nje shtet mysliman “ka patjeter te drejte te zhvillohet, po ne kufijte e tij te natyrshem“, sepse kane antagonizma te perjetshem, duke ngelur perjetesisht te ndryshem. Por, duhej te ishte pikerisht Greqia ajo qe mund t’i besohej mandatoria mbi Shqiperine, pasi “vend tjeter me te kualifikuar se Greqia per te marre kete mandat nuk mund te kete“.
Venizellos justifikon dhunen ndaj shqiptareve
Ashtu si Venizellos, edhe Karapanos justifikon dhunen e ushtruar nga qeveria greke ne trevat e Shqiperise se Jugut, me pretendimin se te krishteret gjeten rastin dhe u hakmoren per dhunen e ushtruar dikur ne kohen e Ali Pashe Tepelenes, kur ”myslimanet moren tokat me force dhe vrane e prene te krishteret”. Kjo kishte qene tragjedia e Hormoves, sipas Karapanos. Ai proteston kunder situates ne te cilen gjendet popullsia e krishtere e ”Epirit te Veriut“ dhe per te cilen, ne fund, kerkon qe trupat greke te ”pushtojne sa me shpejte te jete e mundur keto territore, te cilat pastaj te bashkohen me Greqine“. Dr.Xhon Gazopollos, kryetar i unionit pan-epirot dhe i derguar special per te drejtat e Epirit te Veriut ne Konferencen e Paqes, shprehet se marrja ne konsiderate e kerkesave shqiptare shkelte seriozisht te drejtat me elementare te popullsise se Epirit, e cila i ishte ekspozuar terrorit te bandave turke–shqiptare, “hordhive te tyre gjysme egersira”, te cilet, sipas tij, kryenin krime te çfardollojshme me lejen e pushtetit italian. ”Shqiptaret, siç dihet, nuk u perpoqen te bashkohen si komb as atehere kur shqiptare aq te njohur si Ferid Pashe Vlora zinin pozita te rendesishme ne Perandorine Osmane”. Ai nepermjet nje letre derguar Klemensose me 13 maj 1919, akuzoi shqiptaret si popull i pacivilizuar, qe kish arritur deri ne vrasjen e udheheqesit te tij, Preng Bib Doden.
Nje tjeter reagim shoven eshte dhe Memorandumi i Karapanos si delegat i “Epirit te Veriut“, i cili protestonte kunder situates ne te cilen gjendej popullsia krishtere e “Vorio Epirit“, duke kerkuar qe trupat greke te pushtonin sa me shume te ishte e mundur keto territore”, te cilat, me pas do te bashkoheshin nen qeverisjen e shtetit grek.
Misionarët amerikanë
denoncojnë dhunën greke në Epir
Sipas “The Adriatik Review”, greket, duke pare dashamiresine e misionareve amerikane, te cilet kishin mundesi te ndikonin ne qendrimin e delegacionit amerikan ne Paris, i kishin vene ata ne shenjestren e sulmeve greke. Lidhur me kete, ajo shkruante se “kur greket shohin ndonje misionar amerikan, i cili ne Ballkan u meson njerezve se feja e vertete nuk ka te beje me plaçkitjet dhe vrasjet e fqinjeve, shpirti grek menjehere revoltohet, duke menduar se misionaret duan t’ua nderrojne fene e tyre“.
Rivaliteti midis Beogradit dhe Romes percaktoi edhe qendrimin e delegacionit jugosllav ne Konferencen e Paqes ne lidhje me Shqiperine. Beogradi perpiqej ta bente te pamundur depertimin e Italise ne Shqiperi. Kjo duket ne deklarimet e Pashicit, i cili e quante te rrezikshem nderhyrjen e Italise ne Ballkan. Italia behej fqinje e drejtperdrejt e saj e, per me teper, ajo krijonte lidhje te afert me Bullgarine. “Ne duam nje Shqiperi te pavarur, por nje Shqiperi te dobet e te paqendrushme“, i porosiste Pashici bashkepunetoret e tij. Ne 18 shkurt 1919, Trumbic paraqiti rivenedikimet ne keshillin e te dhjeteve per çeshtjen shqiptare. Aty theksohej se, ”delegacioni i qeverise serbo–kroato–sllovene, mendon se interesi i pergjithshem, paqja dhe qetesia e gadishullit ballkanik, kerkojne qe territori shqiptar, i percaktuar ne Konferencen e Londres, te formoje nje shtet te pavarur ne perputhje te vendimeve te kesaj konference”. Por ne qofte se konferenca do ta kishte te pamundur te realizonte vendimet e marra ne 1913 ne Londer dhe, ne rast se do te kishte deshiren per t’i dhene nje shteti te huaj mundesine e nje protektorati, atehere politika jugosllave do te mbronte interesat e saj jetike ne territorin e Ballkanit. Memorandumi jugosllav ishte reflektim i taktikes qe adaptoi politika e shtetit te Jugosllavise ne kushtet konkrete. Kjo duket nepermjet dokumenteve te shprehura para memorandumit ne fjale. Ne dhjetor 1918, u be i njohur memorandumi mbi kufirin e mbreterise, ku kerkoheshin ndryshime te medha ne kufirin shqiptaro–jugosllav. Ndersa me 1 janar 1919, nepermjet notes qe i dergohej Konferences se Paqes, shpallej “aneksimi i pjeses veriore te Shqiperise deri ne lumin Shkumbin“. Ndersa vite me vone, Ivan Vukotici, diplomat qe ishte marre me çeshtjen shqiptare, shkruante se “ne Konferencen e Paqes se Parisit, ne, ç’eshte e verteta kerkuam krijimin e nje Shqiperie te pavarur brenda kufijve te 1913, por edhe kesaj radhe, ne synonim qe kete pavaresi ta shkaterronim sapo te vinte rasti i pare i favorshem”. Ndersa, Pashici, duke dashur te ishte me i matur, terhiqte vemendjen e deputeteve malazese, qe te mos dilej menjehere me kerkesa territoriale, por te kerkohej qe pjeset e lakmuara nga politika jugosllave te mos bashkoheshin me asnje shtet. Por u veprua sipas porosive te Frances, pra, u ra dakord qe nepermjet nje memorandumi drejtuar fuqive te Medha ne konference, “te kerkonin ne emer te popullit malazez bashkimin e Shkodres me Malin e Zi“.
Beogradi, sfidë planeve italiane mbi Shqipërinë
Beogradi e shikonte pranine ushtarake italiane ne Shqiperi si nje rrezik potencial kunder kufirit te tij ne jug. Nga shqetësimet e veres 1919, qeveria jugosllave pati kaluar ne veprime konkrete, duke zgjeruar zonen e vet te pushtimit ne krahinat verilindore si nje sfide kundrejt planeve italiane. Ne keto kushte, qeveria jugosllave, ne noten e saj te 20 janarit 1920, formuluar per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare shkruante: “Persa i perket Shqiperise, delegacioni i mbreterise se serbeve, kroateve dhe slloveneve bente perseri verejtje, se zgjedhja me e mire do te ishte qe administrimi i Shqiperise, ashtu siç ishte krijuar nga Konferenca e Londres me 1913, t’i besohej nje qeverie vendase autonome pa nderhyrjen e asnje fuqie te huaj”. Ne rast se kjo zgjidhje nuk do te pranohej dhe ne qofte se do vendosej qe pjese e territorit shqiptar, “siç ishte parashikuar“, do t’u jepej shteteve te tjera, atehere kufiri i propozuar ne Shqiperine veriore do te ishte objekt ndryshimesh. Ne kete rast, distriktet shqiptare do te gezonin si krahina autonome nje regjim special, te ngjashem me ate qe ishte percaktuar sipas Traktatit te Paqes me Republiken Çeke per provincen rutene autonome te Çekise. Beogradi, duke iu pergjigjur propozimeve te memorandumit te 9 dhjetorit, ngulte kembe se ne Shqiperi gjithe kufiri jugosllav do te dominohej nga pozicionet shqiptare qe do te ishin ne dore te ushtrise italane. Kjo do te kishte baza fikse ne Vlore, por mund te krijonte edhe baza te tjera ne vend. Pra, siç shihet, mandati italian ne Shqiperi krijonte po ate frike sikurse mandati mbi Bosnje–Hercegovinen, qe iu dha Austrise. Kjo ishte logjika qe e detyroi politiken e Beogradit te hidhte poshte oferten e 14 janarit, ku behej fjale per Fjumen dhe Zaren, qe shpalleshin si shtete te pavarura nen mbikeqyrjen dhe garancine e lidhjes se Kombeve. Por, ne thelb, aty behej fjale per ndarjen e Shqiperise sipas Traktatit te Londres te vitit 1915: Italia do te merrte nga Lidhja e Kombeve mandatin mbi Shqiperine, pjesa veriore do t’i kalonte Jugosllavise duke perfshire edhe Shkodren. Ndersa, qeveria Jugosllave ne noten e 20 janarit shikonte si zgjidhje ate qe “Shqiperia te mbetej ne kufijte e vitit 1913 si shtet i pavarur dhe me nje administrate autonome. Ajo kishte elemente te mjaftushem per tu qeverisur vete dhe do te mund ta bente kete ne nje menyre te pershtatshme, se sa sikur ajo ti nenshtrohej nje administrate te huaj cilado qofte“. Por nuk perjashtohej edhe mundesia tjeter qe kjo zgjidhje te mos pranohej dhe per pasoje te shtrohej perseri cungimi i trojeve shqiptare. Pra, ne kete rast, do te vendosej qe pjese te territorit shqiptar t’u jepeshin shteteve te tjera si dhe “duhej qe edhe kufiri i Shqiperise veriore te ishte objekt ndryshimesh ne favor te Jugosllavise“.