E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veshjeve sensuale dhe argëtuese

03/05/2005  Lidhëse, rripa dhe shumë fiongo, këto janë karakteristikat kryesore të veshjeve intime klasike të kësaj pranvere, të ashtuquajtur veshje ‘hi-tech’. Krijime që të garantojnë një padukshmëri absulote dhe detaje të studiuara për të të lejuar një liri të plotë gjatë lëvizjes. Këto janë të brendshmet më teknike që janë krijuar deri më sot, duke synuar të jenë të rehatshme jo vetëm për femrat që merren me sport, por për të gjitha gratë që duan një look modern. Të realizuara me pëlhura krejtësisht të buta dhe me një frymëmarrje të plotë, eliminojnë djersën dhe e mbajnë trupin të thatë edhe gjatë aktivitetit fizik. Reçipetat teknike, përveç pëlhurës shumë të mirë, janë dizenjuar për të mbajtur gjoksin sa më mirë, por edhe për ta mbrojtur atë nga lëvizjet e forta, duke i lejuar trupit një lehtësi maksimale në lëvizje, prakticitet dhe një pamje shumë të bukur në trup. Ndryshe nga veshjet intimet klasike, intimet teknike për gratë, ka një dizenjim të veçantë që karakterizohet nga përforcimet e copës në pjesën e sqetullës, duke arritur të thithë të gjithë lagështirën e krijuar nga djersa, qepje tejet të holla për t’i dhënë mundësinë të jetë të padukshme edhe me veshjet më të holla, rripa që nuk rrëshqasin si dhe pëlhura shumë të lehta dhe të buta. Falë këtyre cilësive, reçipetat teknike janë shumë të mira për t’u veshur çdo ditë dhe me çdo lloj veshjeje.

Ajo që tashmë është më se e qartë, është fakti se veshjet intime në këtë sezon rizbulojnë armët provokuese të femrave. Kësaj radhe, duke i shtuar pak ngjyrë të zezës tradicionale. Intimitet, transformim shijesh dhe tendencash. Joshja është tërësisht femërore. Një grua në karrierë ditën dhe një femër fatale natën; një transformim shijesh dhe tendencash, e cila e sheh femrën gjithnjë e më protagoniste dhe agresive. Një sensualitet i përkryer, mbajtëset e çorapeve që vijnë deri në mesin e kofshës janë imazhi i veshjeve intime për këtë sezon. Kristian Dior vjen me një dantellë të çmuar, për t’u veshur me geta rrjete. Ndërsa Xhon Galliani propozon të brendshme me rrip xhinsi me fije, fjongo dhe me shumë ngjyra, ku shija e të ndaluarës mbizotëron në çdo centimetër. Ndërkohë që nga Izraeli i largët veshjet intime duket se nuk janë më transgresive dhe për ferma provokuese, por për një grua-vajzë, për një femër të pafajshme, ende të parritur mirë. Një femër që preferon ende të shohë filma vizatimorë të Wall Disneyt, dhe që personazhet e tij të jenë të pranishëm në të brendshme e tyre. Fëminore, por shumë argëtuese, të këndshme. Sipas stilistëve izraelitë, pas një femre të pafajshme mund të fshihet një djallushe e vogël, plot pasion dhe zjarr.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›