Ikona e re e stilit

03/05/2005 Është zbuluar ikona e re e stilit dhe look-ut më tërheqës: Sienna Miller. Gjithçka që ajo vesh kthehet në një tendecë.
Aktorja e re, e fejuara e seks-simbolit, Jude Law, është kthyer e një model për të vajzat e reja, megjithëse ajo pranon se nuk ka ndryshuar aspak stilin e saj, që është edhe sekreti i suksesit të saj. Krejtësisht ndryshe nga të tjerët dhe zakonisht e veçantë. Por pse biondja e re është kaq e njohur për stilin e saj. E veçanta e saj qëndron tek aksesorët. Kush është Sienna Miller? E lindur më 28 dhjetor 1981 në Nju-Jork, ajo e ka kaluar rininë e saj në Angli. Mamaja e saj, Jo Miller, drejtonte një shkollë të famshme aktrimi, shkolla e Dramës “Lee Strasberg” në Londër. Ndërkohë që vetë Sienna ka studiuar për aktrim në Nju-Jork. Dy vjet më parë, ajo ishte shumë pak e njohur, megjithëse kishte luajtur në dy filma të rëndësishëm, “Layer Cake” dhe “Alfie”. Por në vitin 2004, ajo do të bëhet një nga aktoret e reja më të njohura, krahas edhe faktit se është e fejuara e një nga aktorëve më seksi për momentin: Jude Law. Të dy janë takuar gjatë xhirimit të filmit “Alfie”.
Look-u i Siennës: Në këtë moment, Sienna konsiderohet si një nga gratë më të bukura në Angli. Flokë të verdhë, sy blu, një pamje të freskët dhe një intuitë shumë të mirë për atë që është modë dhe stil. Ajo nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe nuk është aspak çudi se pse ajo, në vetëm pak kohë, është kthyer në ikonën e një stili perfekt. Sienna veçohet nga të gjithë vipat e tjerë për look-un e saj tip bohem, e lirshme, por në të njëjtën kohë elegante dhe e sofistikuar. Rezultat i një kombinimi shumë të mirë dhe harmonik të flokëve të saj të gjatë, syve të shkëlqyeshëm,
vathëve të mëdhenj, veshje romantike, çizme kauboj.
Një stil që është përcaktuar si “Hippy de luxe”. Ndërsa vetë Sienna e konsideron këtë stil si një stil miks. Që varion nga një look hippy, xhinse me këmisha me lule të tipit të viteve ’70 - ’80. Adhuron çdo gjë është tipike e fshatit, të cilin mund ta gjeni shpesh në dyqanet e Londrës, po të jeni në kërkim të gjërave unike të së shkuarës. Ajo përzien marka të stilistëve të famshëm, ndërkohë që Alexander McQueen është i preferuari i saj, me veshje të magazinave. Por çfarëdo që ajo vesh i zgjedh me shumë kujdes, dhe asnjëherë nuk harron aksesorët.
Për të ata nuk mund të harrohen asnjëherë. Varëse, byzylykë, rripa, vathë e unaza, kapele, të gjitha janë pjesë e look-ut të saj. Ajo ka një koleksion të madh me bizhuteri argjendi, një numër pafund rripash të punuar nga duart artizanale tajlandeze, që duhet patjetër të vishen me veshjet e saj ta gjata të stilit bohem.
Sekreti? Më shumë se te veshjet dhe te aksesorët, duhet kërkuar në natyrshmërinë me të cilat ajo vesh çdo gjë. Në pamje të parë duket sikur ajo nuk i ka zgjedhur ato me shumë kujdes, por janë thjesht të rastësishme. Duket sikur ajo ka veshur gjënë e parë që i ka marrë dora. Pikërisht kjo indiferencë në veshjen e saj e bën të duket e mahnitshme.