Telefoni i parë celular ishte... Një ‘tullë’

04/05/2005 “Tulla" peshonte 1 kg, kishe mundësi të flisje gjysmë ore për çdo rimbushje, dhe është shitur 3.995 dollarë.
I stërmadh dhe i shtrenjtë?
Por jo, në vitin 1984, kanë qëndruar në një radhë të stërmadhe për të blerë telefonin e parë celularë që ditën e parë që doli në treg. Por, sigurisht, nuk ndenji në radhë Rudy Krolopp, dizenjuesi i të parit celular në botë, Motorola DynaTAC 8000X. Krolopp, tani 74 vjeç dhe në pension, ende merret me dizenjimin e modeleve të rinj të celularëve dhe vazhdon të mendojë për DynaTAC, shprehet se “sa e vështirë ishte të krijoje diçka që kishte me të vërtetë kuptim”. Kësaj ‘tulle’ nuk iu desh më asnjë dekadë për të pushtuar tregun. Kroloppit iu dha detyra e këtij projekti nga Martin Cooper, që u mor me kërkimet për Motorolan dhe zhvillimin e sistemit ‘wireless’ dhe mjaft mirë mund ta cilësojmë si babain e telefonit celular.
Emrat e të dyve, si Cooperit ashtu edhe Kroloppit, janë të vendosur në patentën origjinale, në krah të themeluesit të kompanisë “Motorola”, John Mitchell. "Marty më thirri në zyrën e tij një ditë, ishte pikërisht dhjetori i vitit 1972 dhe më tha ‘ne duhet të ndërtojmë një telefon portabël’.
Krolopp iu përgjigj, "çfarë dreqin është një telefon portabël”. Bëhej fjalë për një ‘bisedues me kohë të shkurtër’. Krolopp dhe skuadrës së tij iu deshën rreth 6 javë për të dizenjuar modelin e parë. Kjo urgjencë ishte pasi Komisioni Federal i Komunikimit, me qëllim do t’i lejonte AT&T të nxirrte në treg një shërbim të ‘wireless’, ndërkohë që edhe vetë kompania e telefonisë ishte duke marrë në konsideratë të krijonte dhe më pas të nxirrte në treg telefona ‘wireless’. Motorola nuk mund të lejonte të dilte jashtë loje. Pas takimit me Cooperin, Krolopp mblodhi stafin e tij për të konceptuar fillimisht dizenjimin e modelit.
"Inxhinierët ishin të ndarë, përsa i përket kësaj nisme”, kujton ai, “këtu janë vetëm 8 njerëz. Ai që nuk beson se kjo mund të realizohet të lërë dhomën’, tha Cooper atë kohë. Askush nuk u largua. Por u deshën edhe 10 vjet të tjera, si edhe një kosto prej 100 milionë dollarësh para se të zyrtarizohej krijimi i të parit telefon celular më 1983, dita kur lindi nevoja për ndërtimin e kullave dhe të infrastrukturës”, pohon më tej Krolopp. Krolopp thotë se “modeli i ri Motorola V3 Razr është ‘shkurtim’ i të gjithë atyre që janë bërë deri më sot, një risi e jashtëzakonshme, por ajo ende përfaqëson majën e ajsbergut, e asaj që dizenjuesit e celularëve janë në gjendje të bëjnë”, duke shtuar se “sa do të donim ta kishim bërë edhe ne në atë kohë”. "Ne i kishim të gjitha mundësitë dhe aftësinë për ta dizenjuar atë, por nuk i kishim mundësitë për ta ndërtuar atë. Ne nuk mund t’i bënin bateritë aq të vogla, nuk mund të kishim butona që do të funksiononin në atë mënyrë”, thekson më tej duke iu referuar modelit të ri të Motorolës”, duke përfunduar:
"Sa shumë ka ndryshuar teknologjia".
Celularët, virusi përhapet me mesazhe
Një kod i ri shkatërrues kërcënon telefonat celular, por duke përdorur mesazhet. Bëhet fjalë për "Commwarrior.A", ‘krimbi’ i parë informatik në historinë e telefonisë celulare, i krijuar pikërisht për t’u përhapur dhe shkatërruar celularët, duke shfrytëzuar mesazhet me foto dhe tinguj. Ky virus, që duket se ka rënë kohët e fundit në Evropë, po shkakton një sërë problemesh me zotëruesit e telefonisë celulare. Duke folur me një gjuhë pak teknike, virusi i quajtur "krimbi multimedial" tenton të shumëfishohet, duke dërguar mesazhe të infektuara të gjithë personave që janë regjistruar në rubrikën e telefonit dhe duke tentuar të bëjë të njëjtën gjë edhe përmes lidhjes së tij me laptopin apo lidhjeve wireless, duke shkarkuar tërësisht baterinë, por edhe duke harxhuar paratë që ka karta e telefonisë. I programuar për të prekur vetëm ata telefona që përdorin sistemin operativ Symbian Serie 60, ‘Commwarrior.A’, është ekzemplari i parë i një brezi të ri kodesh, që arrin të krijojë bllokimet informatike të telefonave, duke i dëmtuar ata në mënyrë të pariparueshme.
"Nuk mendoj se ky virus do të jetë një problem i madh, por ai është nisja e një epoke“, ka deklaruar Mikko Hypponen, drejtori i shoqërisë finlandeze të kërkimit anti-virus “F-Secure”. Sipas tij, kjo do të revolucionojnë të gjithë sistemin ekzistues për viruset, të përhapur përmes disa programeve që shfrytëzonin një zonë të kufizuar, si dhe duke përdorur kabllin “Bluetooth". Sipas ekspertëve të sigurisë, autodërgimi "Commwarrior.A" shpesh shfaqet si një përditësim për antivirusin e telefonisë, i cili pa dashje mund të pranohet, duke infektuar në këtë mënyrë celularin. Por ndërkohë virusi mund të jetë edhe një mesazh publicitar apo njoftim për hapjen e një websajti të ri, të gjitha këto kërkojnë vetëm miratimin tuaj, pa ditur se çfarë fshihet pas tyre. Në raste të tilla, ajo që këshillojnë ekspertët, mënyra më e mirë për të mbrojtur telefonin tuaj, por edhe për të kursyer lekët, duhet të mos klikoni në këto mesazhe, dhe duke i fshirë ato menjëherë nga inbox-i i telefonit.
Sipas specialistëve të teknologjisë, për viruset kjo është një erë e re. Të gjithë përdoruesit të kenë mendjen!
Celularët nuk të shkaktojnë kancer
Zbulimi më i fundit vjen nga mjekësia, por që lidhet ngushtë me teknologjinë. Telefonat celularë nuk rrisin rrezikun e kancerit në tru. Pas shumë akuzash dhe përgënjeshtrimesh, duket sikur ka marrë fund procesi i gjatë ndaj celularëve, ka ardhur drejt fundit të tij. Vendimi vjen pas një studimi shumë të rëndësishëm të realizuar dhe përfunduar nga Programi i Pestë të bashkimit Ndërkombëtar kundër Kancerit të Komisionit Evropian, në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar i Epidemiologjisë si dhe nga shoqëria daneze e kancerit. "Rezultatet e marra nga kërkimi i fundit, i zbatuar nga grupi suedez i studimit të telefonisë, kanë konfirmuar se telefonat celularë nuk rrisin rrezikun ndaj kancerit të tru”, deklaroi Christoffer Johansen, koordinator i këtij studimi, botuar në revistën e Bashkimit Evropian, Neurology. Sipas ekspertëve danezë, deri më sot dyshohej se si pasojë e valëve elektromagnetike nxitet shtimi i neoplasteve të lidhur ngushtë me patologjitë kancerogjene në tru. Duke analizuar rezultatet e të dhënave të marra pas studimit dhe vëzhgimit të rreth 427 personave të sëmurë dhe 822 të shëndetshëm, shkencëtarët nuk kanë arritur të gjejnë lidhjen midis telefonave celularë dhe tumorit në tru.
"Kontrolli i hollësishëm i të dhënave tregoi se nuk ka lidhje midis celularit dhe tumorit”, ka saktësuar
Johansen, duke shtuar se “si duke konsideruar shpeshtësinë e përdorimit të telefonit, ashtu edhe duke marrë parasysh numrin e viteve gjatë të cilëve personat kanë përdorur celularët”. Studimi gjithashtu ka paraqitur edhe një tablo të detajuar midis raporteve të përhapjes së kancerit dhe përdorimit të celularit. Gjithashtu nuk është vërejtur asnjë lidhje midis hemisferës së trurit të prekur nga kanceri te 427 pacientët dhe anës së veshit kur është mbajtur zakonisht telefoni gjatë bisedave.
"Dyshimi i vetëm, ka pranuar Johansen, te personat që e përdorin celularin për shumë kohë dhe mbi 10 vjet, pasi në kamionët e ekzaminuar pak ishin atë që përfshiheshin në këtë kategori. Në këtë pikëpamje, për të pasur një rezultat përfundimtar është i nevojshëm të presin për të përsëritur studimin, si dhe në mënyrë që ai të realizohet në individë që e përdorin telefonin celular shumë dhe prej shumë kohësh”, ka përfunduar eksperti.