E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Zbarkimi në Normandi, dita më e guximshme e Perëndimit

Normandi, Franca e veriut. është data 6 qershor e viti 1944, dhe dielli po lind. Gazetari Raymond Daniell, i cili është i dërguari i gazetës amerikane “New York Times” në selinë e Forcave të ekspeditës aleate, rrëfen: “Pushtimi i Europës nga perëndimi filloi. Në dritën gri të një mëngjesi vere, Gjenerali i Përgjithshëm Duajt D. Ajzenhauer dha urdhër për nisjen aksionit të forcave amerikane dhe britanike për çlirimin e kontinentit. E kryeson sulmin një grup i komanduar nga gjenerali anglez Bernard L. Montgomeri, që përfshin trupa amerikane, britanike dhe kanadeze”. Ky mëngjes, shkruan gazeta simbol e botës së lirë, e cila në këto ditë përkujtimore - risjell disa fjalë të presidentit Ajzenhauer. Disa nga më të rëndësishmet janë drejtuar ushtarëve: “Ne nuk do të pranojë asgjë tjetër, pos fitores të plotë. Paçi fat -Good luck”. Të tjera fjalë, megjithatë, u drejtohet të gjithë europianëve: “Ky veprim është pjesë e planit të OKB-së për çlirimin e Europës, të hartuar së bashku me aleatët tanë rusë. Unë kam një mesazh për ju të gjithë. Edhe pse sulmi fillestar nuk mund të mbulojë vendin tuaj, ora e çlirimit është afër”.
Më 6 qershor të viti1944 bota sheh abdikimin e nazizmit dhe agimin e një rilindjeje të re. Dhe ajo ditë natyrisht hyn në “historinë e Perëndimit” si gjesti i saj më i guximshëm, duke u bërë një mit që vazhdon edhe sot: në qoftë se çdo vit Liderët e botës së lirë shëtisin me këmbë këto plazhe, e bëjnë sigurisht për të festuar një simbol të demokracisë. Operacioni i udhëhequr nga Ajzenhauer dhe Montgomeri ngjalli reagime të jashtëzakonshme, duke nisur nga fjalët e Stalinit: “Historia e luftërave nuk ka parë ndërmarrje të ngjashme për gjerësi të planit, me dinjitet të shkallës më të lartë dhe aftësi të ekzekutimit të planeve”. Historia është e njohur: nga fillimi i qershorit dhe fillimi i gushtit të 1944 zbarkuan në Normandi më shumë se 2 milionë ushtarë aleatë, të cilët - së bashku me rusët nga Lindja - i dhanë një goditje përfundimtare budallallëkut të Hitlerit. Kostoja, në llogaritje të jetëve njerëzore ishin shkatërruese: por njerëzit, siç kujton Ajzenhauer para se të fillonin fushatën e operacioneve, dinë të luftojnë “për të eliminuar tiraninë naziste mbi popujve e shtypur të Europës” dhe për "sigurinë e të gjithë neve në një botë sa më të lirë”.
Më shumë se gjashtëdhjetë vjet nga ai mëngjes qershori, mbi “Ditën D” janë hedhur lumenj boje për të rrëfyer historinë. Por çfarë i ka bërë legjendare plazhet e Francës veriore? Përse betejat e tjera, ndoshta më të përgjakshme apo të vështira, nuk e kanë ushtruar të njëjtën magjepsje për bashkëkohësit? Një përgjigje e parë qëndron simbolizmin dhe rrëfimin që rrethon zbarkimin: ngjarjet e asaj dite, në fakt, flasin për një luftë të përjetshme mes të mirës dhe të keqes. Vitin e kaluar Aleatët tashmë kishin zbarkuar në Siçili, por zbarkimi në bregdetin francez ka një aromë krejtësisht të ndryshme: mijëra trupa konfrontohen me trupat naziste për të çliruar Francën, në zemrën e Europës së ofenduar nga Hitleri. Ata vinin nga qielli dhe deti, avanconin në plazhe duke e ditur se ndoshta shkonin drejt një vdekjeje të mundshme: por arsyet - “siguria e të gjithëve neve në një botë të lirë” - ishte më e fortë se frika. Me kalimin e kohës, fuqia e kinemasë hollivudiane e ka përforcuar këtë koncept: më shumë se çdo luftë tjetër – atëherë – “D-Dita” do të mbahet mend (me të drejtë), si zbarkimi i lirisë kundër shtypjes.
Në ndërtimin e legjendës kanë kontribuar pastaj personazhet e mëdhenj. Dy mbi të gjithë, sigurisht: Duajt Ajzenhauer, komandanti suprem i Forcave Aleate në Evropë, dhe Sir Bernard Montgomey, i cili udhëhoqi sulmin në Normandi pas zbarkimit të britanikëve të kryer në Sicili. është e drejtë për t’u kujtuar, megjithatë, një burrë tjetër, i cili - edhe pse pa luftuar - ka fotografuar mëngjesin e 6 qershor 1944: ai është Robert Capa. Fotografi kaloi disa ditë me ushtarë gjatë zbarkimit, i bindur në tezën se “në qoftë se fotografitë nuk janë të mira, kjo do të thotë se nuk ishin mjaft afër zbarkimit", prandaj edhe e ndjek zbarkimin në frontin e parë. Shkrepjet fotografike janë mbi 70, por kur ato mbërrijnë në revistën "Life" - në nxitimin për të shkuar në shtyp - shumë prej tyre u dogjën në dhomën e errët. U ruajtën vetëm 11 fotografi, ku - në faqet e revistës së Henry Luce - ato hynë direkt në kujtesën kolektive mbi ngjarjet e zbarkimit të lirisë.
Por që një legjendë të mbetet e tillë, ajo duhet ushqyer gjatë viteve. Disa ditë më parë, gazeta franceze “Le Figaro” foli për kepin e Hoc Pointe Du, i cili ishte i pushtuar në kohën e Ditës-D nga artileria gjermane. Një kompani franceze - shkruan gazeta “është duke zhvilluar një betejë për të parandaluar gërryerjen e kepit të famshën nga valët e detit”: objektivi është, gjashtëdhjetë vjet pas zbarkimit, të lejojë “të mbijetuarit e fundit për të paguar haraçin për shokët e tyre të rënë në mënyrë heroike”. Normandia është shumë i kujdesshme për historinë e vendit.
Përgatiti L.Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›