Fol më shumë, fito më shumë me riniring
Viti i ri do të vijë me surpriza të reja për abonentët riniring në Eagle Mobile. Me një filozofi të re në komunikimin me pjesëtarët e kësaj familjeje rinore, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri sjell mundësi të tjera dhe dhurata me shumë vlerë. Duke jetuar në epokën e teknologjisë, Eagle Mobile u jep mundësinë 100 abonentëve riniring që të fitojnë nga një kompjuter portabël (laptop HP 550) secili së bashku me Eagle USB modem dhe një vit lidhje falas në internet. Këto produkte janë të vitit 2008. Po ashtu, 260 pjesëmarrës në fushatë do të mund të fitojnë nga një telefon celular (10 Samsung SGH 780 dhe 250 Samsung C520). Por surpriza nuk mbaron këtu. Viti i ri 2009 do të fillojë mbarë për 2009 abonentë të tjerë riniring që do të fitojnë nga 100 SMS falas secili për t'i përdorur ato gjatë muajit janar. Për të marrë pjesë në fushatë si abonent riniring, mjafton që abonentët e rinj të kryejnë rimbushje mes datave 19 Nëntor- 30 Dhjetor 2008. Edhe abonentët aktualë riniring mund të marrin pjesë në fushatë. Abonentët duke kryer rimbushje me kartat me vlerë 800 dhe 1000 lekë përfitojnë 1 pjesëmarrje në fushatë, me kartat me vlerë 2000 lekë fitojnë 3 pjesëmarrje dhe me rimbushjet e kryera me kartat me vlerë 5000 lekë përfitojnë 10 pjesëmarrje në fushatë. Abonentët që do të fitojnë nga 100 SMS falas secili, mund t'i përdorin ato mes datave 01 - 31 Janar 2009 brenda grupit riniring. 1000 abonentë që do të fitojnë nga 100 SMS falas secili do të përcaktohen më 1 Dhjetor 2008, ndërsa 1009 abonentë e tjerë që fituan po nga 100 SMS falas secili do të përcaktohen më 17 Dhjetor në prani të noterit. Abonentët që do të fitojnë dhuratat e tjera do të përcaktohen më datë 31 Dhjetor 2008 po në prani të noterit dhe gazetarëve ndërsa fituesit do të njoftohen një ditë më pas me një SMS dhe nëpërmjet shtypit.