E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, lista e tapive për 1339 familje

 

Shpallet zyrtarisht emrat e familjeve, që do të marrin tapitë për shtëpitë e pa legalizuara. Gazeta zbulon emrat e kryefamiljarëve, të cilët pas hyrjes në fuqi të vendimit do të bëhen zyrtarisht pronarë të tokës dhe shtëpive të tyre. Sot gazeta boton 1508 familjet e para të ndara në nëntë qarqe. Në Elbasan do të marrin tapitë 88 familje, në Fier në zonën Bishanake, do të marrin tapitë 40 familje, në Shkodër do të ndahen 107 tapi për zonën e Baçallëkut dhe 133 në zonën e dytë informale, në Kukës do bëhen pronarë 10 familje në zonën e katërt informale. Në Lezhë në zonën e Kodër Marlekaj, do të marrin tapitë 53 dhe 69 familje përkatësisht në zonën e parë dhe të dytë informale, ndërsa në zonën e tretë do të marrin tapitë 67 familje. Në qarkun e Beratit në zonën e Fushës së Pyllit do të marrin tapitë për ndërtimet pa leje 62 familje. Gazeta disponon listat edhe për qarkun e Durrësit në zonën e ish-kënetës, ku do të marrin tapitë për ndërtimet e tyre pa leje 135 familje. Legalizimet do të prekin edhe zonat turistike. Zona e parë që përfiton është ajo e Orikumit në Vlorë. Gazeta boton listën e 102 familjeve që do të marrin tapitë për tokën e zënë në Orikum. Në Vlorë janë 71 familje që marrin tapitë për shtëpitë e tyre. Lista më e madhe e pasurive që legalizohen është në Tiranë. Gazeta boton sot emrat e 201 familjeve që do të marrin tapitë në zonë e Paskuqanit. Në zonën e Bathores, sot botohen emrat e 139 familjeve në bllokut të parë dhe 62 familjeve në bllokun e dytë. Në total, ALUIZNI do të legalizojë një sipërfaqe prej 496.446 metra katror ndërtime pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›