E Shtunë, 31 Tetor 2026

Folklori tiranas vlerësohet në "Aulona Intrenational Folk Festival"

Ansambli Folklorik "Tirana" nga data 9 deri më 11maj 2009 është bërë pjesë i "Aulona Intrenational Folk Festival" që u zhvillua në Vlorë nga Qendra Kulturore "Bilbilat e Jugut". Trupa e Ansamblit përbëhej nga 24 artistë ndër të cilët, valltarë, muzikantë dhe këngëtar. Ansambli "Tirana" konkurroi me 12 grupe të tjera folklorike nga vende të ndryshme të botës. Performaca e lartë si dhe larmia e motiveve dhe e kostumeve nga treva të ndryshme të Shqipërisë u vlerësuan me Çmimin e Dytë të këtij festivali. Me çmimin e parë u vlerësua grupi nga Kosova. Më pas Ansambli Folklorik "Tirana" vijo me pjesëmarrjen në edicionin e dytë "Fest Argjiro 2009" të zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës nga data 12,13,14 maj 2009. Në këtë festival u ballafaquan traditat kulturore ballkanike me pjesëmarrjen e grupeve nga Greqia, Maqedonia, Bullgare, Kroaci etj, Shqipëria në këtë festival u përfaqësua nga Ansambli Folklorik "Tirana" . Interesimi i njerëzve ka qenë mjaft i lartë për të parë grupet popullore të cilët kanë përcjellë interesim në të gjitha ambientet ku kanë performuar. Vetë kryetari i bashkisë së Gjirokastrës i ka dorëzuar Ansamblit "Tirana" certifikatën për vlerësimin e pjesëmarrjes në "Fest-Argjiro 2009" dhe është shprehur: "Ansambli Folklorik Tirana nuk ardhur vetëm me këngë e valle të trevës së Tiranës, por ka sjellë të gjitha krahinat e Shqipërisë".
Pak histori për Ansamblin Tirana
Ansambli Folklorik Tirana është themeluar në Tiranë më 1978. Në përbërjen e tij ky Ansambël ka: grupin e valltarëve, grupin e muzikantëve si dhe grupin e këngëtarëve. Ansambli Folklorik Tirna performon folkun tradicional shqiptar si; këngë, valle, melodi, lojëra popullore etj. Pjesa më e madhe e këtij repertori i përket Tiranës dhe rrethinave të saj, por nuk mungon edhe një shumësi pjesësh nga të gjithë trevat e Shqipërisë anembanë, gjithashtu një pjesë e repertorit i përket edhe Kosovës. Gjithçka e interpretuar realizohet drejtpërsëdrejti. Muzika, veglat e përdorura madje edhe kostumet janë origjinale sipas traditës së krahinës së cilës i përket pjesa e interpretuar. Performancat e Ansamblit përfshijnë një variete të larmishme kostumesh nga zona të ndryshme të vendit, si dhe instrumente muzikor të veçantë, të cilët janë të realizuar nga mjeshtrat më të njohur të etnografisë tonë. Ansambli Folklorik Tirana është anëtar i CIOFF, që nga viti 1994 dhe ka marrë pjesë në të gjithë aktivitetet ndërkombëtar të folkut të zhvilluar anembanë botës.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›