PS: E pamundur përfshirja e emigrantëve në votime
Në selinë rozë e drejta e votës së emigrantëve konsiderohet e parealizueshme. Kartat e identitetit, regjistri zyrtar dhe organizimi, pengesat kryesore
Shaban Sulçe
Për Partinë Socialiste përfshirja në votime e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme konsiderohet si një mision i pamundur. Sipas burimeve zyrtare në PS-së, ekzistojnë pikëpyetje shumë të mëdha dhe pengesa serioze, të cilat e bëjnë shumë të vështirë pjesëmarrjen në votime të emigrantëve, në vendet ku ato jetojnë dhe punojnë. Tre janë arsyet kryesore të cilat duket se do t’u mohojnë të drejtën e votës emigrantëve shqiptarë në botë: mungesa e kartave të identitetit, mungesa e një regjistri zyrtar për zgjedhjet dhe problemet që mund të hasen gjatë organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve.
Kartat e identitetit
Çështja e kartave të identitetit është një shqetësim i shprehur nga Partia Socialiste edhe për vetë shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda kufirit. Kartat e identitetit cilësohen si shumë të rëndësishme për të pasur një proces zgjedhor të ndershëm dhe transparent, madje pajisja e votuesve me karta identiteti ka qenë edhe një prej kushteve kryesore që Partia Socialiste i vendosi maxhorancës për të bashkëpunuar për realizimin e reformës zgjedhore. Tenderi për prodhimin e kartave të identitetit është zhvilluar me probleme, por si të mos mjaftonte kjo, PS-ja vazhdimisht ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë, se nuk do të arrijë të prodhojë dhe shpërndajë në kohë kartat e identitetit. Burimet zyrtare në PS thonë se është e pamundur pajisja me karta e identiteti të emigrantëve dhe për këtë arsye është shumë e vështirë pjesëmarrja e tyre në votime.
Regjistri
Një tjetër problem i rëndësishëm është pasja e një regjistri zyrtar dhe të kompletuar për numrin e emigrantëve shqiptarë dhe të dhënat e tyre në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Askush nuk di të thotë se sa është me saktësi numri i emigrantëve në një shtet të caktuar, duke pasur parasysh që një numër i madh i tyre janë edhe ilegalë. Burimet zyrtare në PS, edhe sikur të sanksionohej e drejta e votës së emigrantëve, në mungesë të këtij regjistri do të ishte e pamundur që të gjithë emigrantët të ishin pjesë e votimeve dhe mund të lindnin shumë parregullsi gjatë këtij procesi.
Organizimi
Ekspertë të PS-së thonë se pikëpyetje të mëdha kanë lindur edhe për mënyrën e organizimit të procesit zgjedhor në vendet ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë. Sipas tyre, pyetje të tilla për vendin e zhvillimit të zgjedhjeve, përbërjen e komisioneve që do të numërojnë votat, si dhe se sa i ndershëm do të jetë rezultati i tyre, janë shumë të vështira për të pasur një përgjigje. “Mos të harrojmë se manipulime dhe padrejtësi me numërimin e votave të emigrantëve pati edhe nga një vend me demokraci të zhvilluar si Italia, në zgjedhjet e fundit. Imagjinojeni se çfarë mund të ndodhë me votën e emigrantëve shqiptarë”, - u shprehën burimet në Partinë Socialiste.
24 Maj 2008