Fondacioni “Vodafone Albania”, 31 milionë lekë për familjet e varfra
Fondacioni “Vodafone Albania” ka akorduar 31 milionë lekë për zbatimin e projekteve me impakt social në ndihmë të komuniteteve në nevojë.
Kryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit, Thomas Papaspyrou theksoi se, “Eshtë një kënaqësi të vëresh sesi puna intensive e bordit dhe stafit tonë reflektohet në përllogaritjen e mijëra përfituesve prej këtyre projekteve. E veçanta e financimit të projekteve për këtë vit është shtrirja e investimit social në disa rrethe, nga veriu e deri në jug të vendit, duke përfshirë Kukësin, Gjirokastrën, Lezhën, Tiranën si dhe rrethe të tjera”. Ky kontribut, pason fondin e emergjencës së akorduar nga fondacioni “Vodafone Albania”, me ndihmën e “Vodafone Albania” sh.a. dhe “Vodafone Group Foundation” për rindërtimin e shkollave dhe sigurimin e nevojave jetësore të komunitetit të prekur nga shpërthimi në Gërdec të Vorës.