Investimi i bashkisë, rikonstruktohet kopshti 26 në kryeqytet
Rikonstruktohet kopshti nr. 26, i cili ndodhet në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
Falë investimit prej rreth 15 milionë të Bashkisë së Tiranës fëmijët do të kenë mundësi të gëzojnë kushte dhe standarde bashkëkohore. “Në fakt, planet janë si vizatimet e fëmijëve, por që të kthehen në vepra duhet punë dhe kohë e unë jam shumë krenar, që falë punës dhe kohës që na kanë dhënë qytetarët, dita-ditës ne po u japim atyre atë që kërkojnë”, u shpreh kryebashkiaku Edi Rama, i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja. Projekti i realizuar është një godinë, ku shtesat, të cilat shkojnë në harmoni me godinën ekzistuese paraqesin ambiente të sistemuara, duke krijuar kushte optimale për mirërritjen e fëmijëve të kësaj zone të kryeqytetit. Eshtë ndërtuar një shtesë kolonash në fasadën kryesore, me një sipërfaqe prej 15 m2, duke përmirësuar ndjeshëm momentin në hyrje të kopshtit. Gjithashtu, është ndërtuar rreth 24 m2 sipërfaqe e re ndërtimi për vendosjen e kaldajës dhe është instaluar sistemi i ngrohjes qendrore me kaldajë me naftë, si dhe janë instaluar radiatorë për të gjithë ambientet e kopshtit. Janë kryer instalimet elektrike, sanitare sipas normativave të sotme.