“Shqipëria kontribut në luftën ndaj terrorizmit”
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha tha dje se Shqipëria po kontribuon për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon si dhe në luftën ndaj terrorizmit.
Deklaratën, kreu i diplomacisë shqiptare, e bëri gjatë fjalës së mbajtur në punimet e Sesionit të 118-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. “Në planin e sigurisë, Shqipëria është vlerësuar si kontribuese në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe në luftën kundër terrorizmit, kontrollin e mospërhapjes të armëve të dëmtimit në masë si dhe në luftën ndaj kërcënimeve të brendshme e të jashtme”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij. Në të njëjtën kohë ministri Basha përshëndeti nënshkrimin së fundmi të MSA-së nga Serbia. Gjatë vizitës, ministri Basha u takua me sekretarin e Përgjithshëm të KE, Terry Davis. Zyrtari i lartë i Këshillit të Evropës vlerësoi programet e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe KE-së si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar asistencën e organizatës në fushat prioritare të vendit si p.sh., në reformën zgjedhore. Përsa i përket bashkëpunimit rajonal, ministri Basha theksoi se, Shqipëria ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë edhe në të ardhmen përfshirjen dhe përfaqësimin e Kosovës në të gjitha nismat shumëpalëshe në kuadër rajonal dhe më gjerë, si dhe në organizatat ndërkombëtare. Basha zhvilloi takim edhe me komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Thomas Hammarberg gjatë të cilit vlerësoi rekomandimet e draft-raportit të hartuar së fundmi prej tij. Komisioneri Hammarberg duke vlerësuar punën e autoriteteve shqiptare në drejtim të respektimit së të drejtave të njeriut informoi se draft-raporti do të diskutohet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave më 16 qershor 2008. Gjatë sesionit informal të pasdites, ministri Basha takoi Sekretarin e Shtetit të Austrisë Evans Ëikler, i cili i bëri të ditur ministrit Basha sot parlamenti austriak do të ratifikojë MSA-në me Shqipërinë.