E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Kriza e Greqisë, mund të infektojë 26 vendet e tjera

Bruksel, 6 shkurt, NOA - Nën presionin e
shtimit të borxheve të shteteve të ndryshme anëtare, Europa ka gjasa të bjerë
përsëri në krizë të plotë ekonomike dhe financiare, duke shkaktuar një situatë
mjaft serioze. Për këtë arsye,  Brukseli
është ende duke folur për mbajtjen e situatës nën kontroll duke siguruar mbikqyrjen
maksimale. Po përtej deklaratave zyrtare, në korridoret e Brukselit si dhe në
Frankfurt, ka një shqetësim në rritje lidhur me një krizë të re ekonomike e
cila mund të përhapet nga Greqia, e cila ka një deficit të lartë, në vendet si
Spanja dhe Portugalia, me një rrezik të infektimit shumë të gjerë.

Për këtë
arsye, mendohet të vihen kredi në dispozicion nga shtetet individuale, në
koordinim me grupin e 27 vendeve anëtare të BE-së për të mos lejuar kështu transportimin
e krizës nga Greqia në shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, për Bankën Qendrore Evropiane, një shqetësim
të mash po paraqet edhe rënia poshtë e vlerës së euros, e cila po ndryshon kuota
minimale kundër dollarit.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›