E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja, tjetër shuplakë Berishës

Tiranë, 5 Shkurt NOA/ Foto Update - Eglantina Lushaj - Pas
marrëveshjes për kufijtë detarë dhe ligjit të dosjeve, Gjykata Kushtetuese
brenda pak ditësh ka rrëzuar sot për të tretën herë vendimet e qeverisë Berisha.

Bëhet fjalë për ligjin e Auditimit Ligjor që
njihet si i Kontabilistëve, të cilin institucioni më i lartë i drejtësisë e ka
quajtur si të papajtueshëm me kushtetutën.

Konkretisht neni 58 i ligjit parashikon, që
një strukturë shtetërore mund të ndëshkojë me gjobë deri në 2 vjet burg, ata
kontabilist të cilët verifikohet se kanë abuzuar me detyrën, në hartimin e
bilanceve financiare.

Në këtë mënyrë shkon në 18 numri i vendimeve
që Gjykata Kushtetuese i rrëzon kabinetit Berisha.

Edlira Abazi, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese
duke folur me agjencinë NOA, thotë se neni 58 i cili parashikon rastet
ndëshkimore, tejkalonte Kodin e Procedurës Penale.

Sipas argumentimit të Gjykatës Kushtetuese, ky
kod nuk e konsideron vepër penale aktivitetin e kontabilistëve, ndaj nuk është
ligjore që në rast se evidentohen shkelje në detyrën e tyre ata të dënohen.

Pak kohë më parë Ministria e Financave
ndërmori nismën për të ngritur një strukturë, e cila do të trajnonte dhe
kontrollonte rreth 300 kontabilistë të cilët operojnë në vend. Ekspertët
kontabël janë ata ekonomistë të cilët hartojnë pasqyrat financiare ose bilancet
e kompanive.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se abuzimi i tyre
me detyrën nuk mund të quhet vepër penale, por mund të kërkohet heqja e licencës.

Neni i kundërshtuar duhet të ndryshojë brenda
6 muajsh nga qeveria, në të kundërt ai vë në pikëpyetje zbatueshmërinë e tij me
selektivitet.

r.l/l.n/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›