E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet e fushatës, KQZ tërhiqet nga gjobitja e 25 partive

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështon për të dytën herë radhazi në tentativën për të gjobitur partitë e vogla, që shkelën Kodin gjatë fushatës elektorale të 28 qershorit. KQZ mori në shqyrtim vendosjen e gjobave për ato subjekte politike që nuk kanë respektuar ligjin për financimin e partive, ku 25 forca të vogla, janë gjobitur me nga 50 dhe 60 mijë lekë. Tetë parti PSD, PDK, PDMR, ADS, PTR, PDI, PRDSH dhe PLL u propozuan për t’u gjobitur me 60 mijë lekë për mos hapjen e llogarive bankare. Ndërsa 17 subjektet u propozuan për t’u gjobitur për pagesat jo sipas faturave tatimore. Argumenti i dhënë nga administrata e KQZ lidhet me faktin se në fillim të fushatës se partitë politike e kanë detyrim të hapin një llogari bankare për të bërë transparente donacionet, si dhe kryerjen e pagesave me fatura tatimore. Përfaqësuesit e partive mohuan të kenë shkelur ligjin, pasi sipas tyre donacionet kanë qenë minimale dhe sipas ligjit nuk kanë detyrim të deklarojnë shumat nën 100 mijë lekë. Anëtari i KQZ-së, Klement Zguri ka deklaruar se: “Moshapja e llogarisë nuk përbën shkelje ligjore dhe duhet të rishikohet vendimi i paraqitur nga administrata për ndëshkimin e tyre”. Ndërsa anëtari Varfi ka shprehur se: “Në dokument e kontabilistëve nuk shprehet ekzaktësisht se këto parti politike kanë shkelur ligjin, por kanë shprehur sugjerimet e tyre në formë propozimi për përmirësimin në të ardhmen”. Këto kanë bërë kreu i KQZ-së, Arben Ristani, pas pretendimit të partive, të tërhiqet nga marrja e vendimit dhe të kërkojnë të dhëna më të hollësishme për shkeljet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›