Legalizimet, emrat e 434 familjeve që marrin tapinë
ALUIZNI ka mbyllur dosjet e 434 familjeve, të cilët kanë ndërtuar paleje dhe do të marrin tapitë e shtëpisë. Bëhet fjalë për ndërtime në zonën afër Frigoriferit të Tiranës, ose njësinë 8 në Tiranë. Sipas procedurës, familjet, emrat e të cilëve botohen sot në gazetë, duhet të paraqiten pranë zyrave postare të njësisë bashkiake nr.8 në Tiranë për të marrë faturat e pagesës për pronën që legalizohet. Kështu, ALUIZNI ka përfunduar dosjet e 434 familjeve dhe ka bërë gati edhe faturën, që ata duhet të paguajnë në bankë. Ky është hapi i parafundit për familjet që janë në proces legalizimi. Pas paraqitjes së tyre në zyrat e ALUIZNI-t në Tiranë, familjet bashkë me faturën duhet të bëjnë pagesën në bankë. Sipas ligjit të ri, fatura mund të paguhet edhe me letra me vlerë. Të gjithë ata që janë në proces privatizimi, mund të paguajnë deri në 80 për qind të shumës së detyrimit me letra me vlerë. Pjesa tjetër 20 për qind e shumës, do të duhet të paguhet me para. Pagesa deri në 80 për qind me letra me vlerë, bëhet vetëm për tokat e zëna që janë pjesë e çmimit të diferencuar dhe që shërbejnë për banim. çdo qytetar duhet ta likuidojë faturën pranë sporteleve të bankës. Pas likuidimit të kësaj fature paraqitet të noteri përfaqësuesi i ALUIZNI-t dhe qytetari që ka ndërtuar pa leje. Tek noteri bëhet akti noterial dhe pas kësaj mbyllet i gjithë cikli. ALUIZNI pra, jep lejen e legalizimit bën plotësimin e kartelës së pronësisë. Në të njëjtën kohë që merret leja ALUIZNI dërgon edhe dokumentet pranë hipotekës. Hipoteka, sipas udhëzimit të ri, brenda 15 ditëve nga paraqitja e dokumentacionit detyrohet të regjistrojë pronën dhe të japë tapinë e re. Pra toka dhe ndërtesa pa leje, konvertohen me vërtetim pronësie, ose tapi. Sipas ALUIZNI, qytetarët, emrat e të cilëve publikohen sot, të cilët do të shkojnë për të tërhequr faturat pranë zyrave postare të njësive përkatëse bashkiake, duhet të kenë me vete dokument identifikimi. ALUIZNI, pritet të botojë çdo muaj, emrat e familjeve dosjet e pronave të së cilëve janë mbyllur përfundimisht.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF