Fondet e ndihmës për fermerët, Ministria e Bujqësisë ndryshon papritur skemën
Ndërlikohen kushtet për të përfituar subvencion nga shteti. Fondi i buxhetit të shtetit për subvencion është 13 milionë dollarë
Ervin KOÇI
Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë i kanë mashtruar sërish fermerët në lidhje me fondet e ndihmës për ekonomitë bujqësore, por këtë herë nuk kanë kursyer as elektoratin e djathtë. Pikërisht këtyre të fundit, pra fermerëve që deklaronin votën e tyre pro Partisë Demokratike, Ministria e Bujqësisë, në kuadër të fushatës, u kishte premtuar ndihma në formë kredie. Pas jehonës së madhe për të ndihmuar fermerin me fondin e miratuar nga qeveria prej 13 milionë dollarësh, Ministria e Bujqësisë ndryshoi papritur skemën e subvencionit. Skema e parë, e miratuar më 7 janar 2009, parashikonte mbështetje për fermerin që mbillte kultura të caktuara bujqësore, duke përfituar shuma deri në 400 mijë lekë për hektar, ndërsa skema e dytë, e miratuar më 6 maj, e uli këtë fond duke e çuar në 250 mijë lekë. Megjithatë, nuk ishin të paktë fermerët e djathtë, të cilët me shkresa verbale nga kryetarët e degëve të PD-së nëpër komuna, por dhe nga kryetarët e komunave të djathta, nisën të aplikonin për të përfituar kredi të cilat u ishin premtuar “se do t’i merrnin shumë kollaj”. Por befas, Ministria e Bujqësisë e ka ndërlikuar së tepërmi skemën e subvencionimit, duke e bërë më të vështirë anën burokratike, duke shtuar dokumentacionin dhe procedurat për përtimin e saj, nisur nga fluksi dhe interesi i madh. Pas miratimit të disa kredive pa interes akorduar subjekteve që do të mbledhin të korrat e fermerit, Ministria ndërlikoi edhe skemën e kredive të tjera, duke mos dhënë shumë shpresë për zhvillim.
Fushata
Fushata elektorale, e cila është ndezur në të gjitha zonat e vendit, përfshi edhe ato rurale, nuk ka lënë jashtë saj edhe bujqësinë, me fondet e së cilës kanë nisur që të bëhen pazaret e para elektorale. Rreth 7 mijë fermerë janë shpallur deri tani fitues të programit të subvencionit prej 13 milionë dollarësh, që do të përfitojnë fonde falas për zbatimin e projekteve të tyre në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe agro-përpunimit. Sipas përfaqësuesve të projektit “2KR”, "ky vendim i dikasterit të Bujqësisë synon të rrisë mbështetjen ndaj fermerëve dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë". Fondi për vitin 2009, i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për programin e subvencionit, llogaritet në shifrën e 13 milionë dollarëve, i cili do t'u shpërndahet fermerëve fitues që kanë aplikuar për rritjen e sipërfaqeve me vreshta, ullishte, pemëtore, prodhim bujqësor në sera, prodhim blegtoral e agro-ushqimor. Sipas burimeve zyrtare, brenda 6-mujorit të parë të këtij viti do të financohen të gjithë fermerët me 70 për qind të vlerës së grandit, që varion nga 3 deri në 7 mijë dollarë për projektin që kanë aplikuar. Ndërsa pjesa tjetër prej 30 përqindësh do të disbursohet në 6-mujorin e dytë të këtij viti. Por deri tani fermerët e zonave të vendit që kanë zhvilluar projekte të ndryshme, po ankohen se me gjithë aplikimet që kanë bërë, nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme financiare nga Ministria e Bujqësisë, edhe pse fondet e donatorëve janë dhënë që vitin e kaluar.
Projekti
Ministria e Bujqësisë po zbaton për të tretin vit radhazi projektin e subvencionimit të drejtpërdrejtë të fermerëve me fonde falas nga buxheti i shtetit, përmes të cilit synon të rrisë prodhimin bujqësor vendas dhe të përmirësojë ekonomitë fermere. Procedurat e aplikimit për subvencionim nisen në fillim të këtij viti dhe përfshinë 12 qarqe të vendit. Një nga kriteret bazë për përfitimin e mbështetjes financiare është konkurrimi me projekte të realizuara në sektorët e përfshirë në subvencionim, si në bujqësi, zhvillimin e vreshtarisë, prodhimin e qumështit, përpunimin e tij, përpunimin e ullirit, rritjen e krerëve në blegtori, prodhim sere etj. Ndërkohë, procesi i likuidimit të fermerëve parashikohet të vazhdojë deri në fund të këtij viti.
24 Qershor 2009