Nevoja për para, qeveria zhvillon superankandin e bonove 5 ditë para zgjedhjeve
BSH-ja hodhi në shitje dje 14 miliard lekë bono thesari. Ekspertët të shqetësuar për thellimin e borxhit të brendshëm
Ervin KOÇI
Nevoja për para ka detyruar qeverinë shqiptare që vetëm 5 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, të zhvillojë një superankand bonosh thesari. Kanë qenë plot 14 miliardë lekë bono thesari që Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, hodhën dje për shitje në ankandin e kryer për këtë qëllim. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë dje edhe reagimi i ekspertëve të ekonomisë të cilët e kanë parë këtë situatë si një kërkesë të ngutshme nga ana e qeverisë për të mbledhur likuiditete, duke u futur kështu në borxhe me qytetarët. Sipas ish-guvernatorit të BSH-së, Shkëlqim Cani, “qeveria po tregon një nevojë të madhe për para pikërisht vetëm pak ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, duke treguar që shpenzimet kanë qenë mjaftë të mëdha dhe nuk mund të mbulohen dot borxhet”. Sipas tij, në krahasim me një vit më parë, qeveria ka kërkuar të mbledhë plot 4 miliard lekë më tepër me anë të këtij ankandi. Bonot e thesarit kanë mbetur e vetmja shpresë e qeverisë shqiptare për të grumbulluar para kesh nga bankat dhe individët, për investimet parazgjedhore. Mungesa e theksuar e likuiditetit, por edhe mosdhënia e kredive tregtare të pritura nga bankat private për të cilat qeveria ka aplikuar, e kanë detyruar këtë të fundit që të përdorë fondet dhe mjetet e Bankës së Shqipërisë. Shuma e fundit është e barabartë me 145 milionë dollarë dhe përbën shifrën më të lartë të tërhequra nga qeveria në një ankand të vetëm. Qeveria po përballet me vështirësi në financimin e shpenzimeve buxhetore të programuara, si pasojë e rënies së të ardhurave fiskale dhe vonesave në pagesën e parave të disa privatizimeve të rëndësishme.
Ankandi
Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 6 dhe 12 mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Për bonot me maturim 12 mujor u pranuan 19 nga 25 kërkesat konkurruese të paraqitura. U kërkuan për shitje bono me vlerë 6.103.890.000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 4.786.000.000 lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 9.298 për qind, yield-i minimal i pranuar është 9.09 për qind, yield-i mesatar i thjeshtë është 9.22 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 9.24 për qind. Këto bono maturohen më 07.06.2010. Për bonot me maturim 6-mujor numri i kërkesave konkurruese të paraqitura, ishte 11 prej të cilave u pranuan 7 prej tyre dhe vlera e shitur shënoi 9.297.000.000 lekë nga 9.623.830.000 lekë që u kërkuan. Ndërkohë që Yield-i maksimal i pranuar është 7.69 për qind, yield-i minimal është 7.63 për qind, ai mesatar i thjeshtë është 7.66 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 7.67 për qind. Këto bono do të maturohen më 16.12.2009.
Borxhi
Qeveria paguan interesa për 350 miliardë lekë borxh të brendshëm, (rreth 3.5 miliardë euro). Rritja e interesit të bonove të thesarit me 100 pikë bazë nënkupton rritje të kostos së financimit të borxhit me 35 milionë dollarë në vit. Këtë vit, 36 miliardë lekë (277.2 milionë euro) do të shkojnë për të mbuluar interesat e borxheve me një rritje prej 14 përqindësh në krahasim me vitin e kaluar. Por ky është vetëm një parashikim optimist në rast se interesat e bonove të thesarit vijojnë të mbeten në nivele të tilla. Vitin e kaluar, Shqipëria shpenzoi 2.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për interesa për borxhet, ndërsa këtë vit, interesat do të mbulojnë 3.1 për qind të PBB-së. Ekspertë të bankave të nivelit të dytë e shpjegojnë këtë me faktin e tkurrjes së likuiditeteve në bankat e nivelit të dytë dhe nga ana tjetër me kërkesën në rritje të qeverisë për para cash, nëpërmjet emetimit të borxhit të brendshëm. Duke u ndalur në efektet e kësaj rritjeje, ekspertët shpjegojnë se së pari qeverisë i duhet të paguajë më shumë interesa kundrejt bankave dhe individëve për paratë që u merr hua. Së dyti, bankat do të ofrojnë interesa më të larta për kreditë, për shkak se kredia në lekë jepet duke pasur parasysh interesin 12-mujor të bonove të thesarit, duke i shtuar dhe një përqindje shtesë që varion në varësi të bankës.
Pse i përdor qeveria bonot e thesarit
Bonot e thesarit dhe obligacionet janë instrumente borxhi, nëpërmjet të cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron të ardhurat e nevojshme për të financuar shpenzimet që nuk i mbulon dot nga të ardhurat. Huamarrja nga publiku ndryshe do të kuptohej si shitja e letrave me vlerë të qeverisë publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlerë: bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen për periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndërsa obligacionet kanë periudha maturimi më të gjata 2, 3 dhe 5-vjeçare. Rritja e vazhdueshme e interesave të bonove të thesarit dhe obligacioneve kohët e fundit paraqitet si një mundësi e re edhe për individët. Investimi në bono thesari 1-vjeçare, 6-mujore apo 3-mujore për individët sjell interesa në disa raste dy herë më të larta se depozitat e vendosura në pjesën më të madhe të bankave të nivelit të dytë. Duke qenë se janë detyrim i drejtpërdrejtë i qeverisë, ato njihen si letra me vlerë me rrezik zero. Bonot emetohen në monedhë kombëtare lekë dhe shiten nëpërmjet ankandeve të organizuara nga BSH-ja. Në ankandin për bono thesari mund të marrë pjesë çdo individ, biznes apo bankë.
24 Qershor 2009