Fondet për 11 rrethe për punësimin e studentëve të sapodiplomuar
Shuma përkatëse që do të përfitojë secili prej tyre. Botohet e plotë tabela për ndarjen e fondeve për studentët e sapodiplomuar
Jonida Tashi
Rreth 40 milionë lekë do të jetë fondi për programet e nxitjes së punësimit për studentët e sapodiplomuar, që do të marrin pjesë në programin e praktikave profesionale. Burime nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit sqaruan për gazetën “Albania” se ky fond është ndarë sipas kërkesave të rretheve me një ndryshim të vogël për rrethet që kanë universitete në juridiksionin e tyre. Kështu, nga 36 qytetet e vendit vetëm 11 prej tyre kanë përfituar nga këto fonde. Gazeta “Albania” po boton sot të plotë tabelën me të dhënat për ndarjen e këtyre fondeve sipas vendimit të marrë pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave.
Fondet
Fill pas lëvrimit të këtyre fondeve, studentët e regjistruar në zyrat rajonale të punësimit si punëkërkues të papunë do të punësohen në bazë të arsimit të lartë që kanë kryer në rrethin e tyre. Ndërkohë që qytetet që kanë një numër më të lartë studentësh të papunë kanë përfituar më shumë fonde se ata që kanë më pak të papunë. Në krye të rretheve me numrin më të lartë të studentëve të papunësuar është Tirana, me 200 studentë të tillë. Pas kryeqytetit renditen Durrësi me Korçën, me 50 studentë të papunë. Ndërsa rrethi i Gramshit ka numrin më të vogël të studentëve të regjistruar si të papunë.
Rrethet pa fonde
Në tabelën për ndarjen e fondeve për punësimin e studentëve shihet qartë se pjesa më e madhe e rretheve nuk kanë përfituar asnjë shumë nga fondet për nxitjen e punësimit për këtë vit. Megjithëse kanë një përqindje të lartë papunësie, këto rrethe nuk do të përfitojnë këtë vit nga fondet e miratuara nga qeveria për nxitjen e punësimit. Një nga këto rrethe të përjashtuara nga këto fonde është Kukësi, i cili, edhe pse ka një përqindje të lartë papunësie, është hequr nga planifikimi. Spiro Kuro ka sqaruar se kjo është bërë për arsye se Përmbarimi ka bllokuar zërin “Nxitje punësimi” pranë Degës së Thesarit të këtij rrethi dhe SHPK është në procedura gjyqësore për këtë çështje. Por ai ka bërë të ditur se është menduar që ky rajon të përfitojë programe nxitjeje punësimi me rialokimin e fondeve që do të bëhen në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2008. Gjithashtu, ka rrethe, si për shembull Kuçova, Tepelena etj., që kanë përqindje të lartë papunësie, por këto rrethe nuk kanë përfituar nga fondi për nxitjen e punësimit, pasi në to nuk ka subjekte që mund të përfitojnë nga këto programe. Për këtë arsye, SHKP-ja e ka parë të arsyeshme që për vitin 2008 t’u propozojë strukturave të Ministrisë së Punës për aktivizimin ose përpilimin e një VKM-je për punët publike.
Te dhenat mbi ndarjen sipas vkm nr.873 (praktikat profesionale)
Vkm 873
Nr Rrethet Nr(pu.pa.) Fondi Fondi shp.operative Totali Fushat
1 Berat
2 Bulqize
3 Delvine
4 Devoll 10 0.5 720,000 36,000 756,000 te ndryshme/privat/shtet
5 Diber
6 Durres 50 3.1 3,600,000 180,000 3,780,000 te ndryshme/privat/shtet
7 Elbasan 23 1,656,000 82,800 1,738,800
8 Fier 20 1.6 1,440,000 72,000 1,512,000 te ndryshme/privat/shtet
9 Gramsh 4 288,000 14,400 302,400
10 Gjirokaster 22 1,584,000 79,200 1,663,200 te ndryshme/privat/shtet
11 Has 10 720,000 36,000 756,000 te ndryshme/privat/shtet
12 Kavaje
13 Kolonje 12 0.4 864,000 43,200 907,200 te ndryshme/privat/shtet
14 Korce 50 4 3,600,000 180,000 3,780,000 te ndryshme/privat/shtet
15 Kruje
16 Kucove
17 Kukes
18 Lac
19 Lezhe
20 Librazhd
21 Lushnje 8 576,000 28,800 604,800 te ndryshme/privat/shtet
22 M.Madhe
23 Mallakaster
24 Mat
25 Mirdite 6 0.4 432,000 21,600 453,600 te ndryshme/privat/shtet
26 Peqin
27 Pogradec
28 Permet
29 Puke
30 Sarande
31 Skrapar
32 Shkoder 20 1,440,000 72,000 1,512,000 te ndryshme/privat/shtet
33 Tepelene
34 Tirane 200 9.5 14,400,000 720,000 15,120,000 te ndryshme/privat/shtet
35 Tropoje 15 0.4 1,080,000 54,000 1,134,000 te ndryshme/privat/shtet
36 Vlore 20 1,440,000 72,000 1,512,000
470 19.9 33,840,000 1,692,000 35,532,000
25 Mars 2008