E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondi: Shqipëria, taksa më të larta për të ulur borxhin publik

Raporti prej 200 faqesh i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i publikuar i plotë në faqen zyrtare të tij, vë theksin edhe një herë ashtu si vitin e kaluar së Shqipëria duhet të synojë të ulë borxhin publik. Fondi Monetar i sugjeron qeverisë shqiptare të implementojë një sistem fiskal, i cili të jetë në shërbim të rritjes së të ardhurave, të cilat të shërbejnë për të ushqyer borxhin publik. Sipas FMN-së, qeveria shqiptare duhet të ndryshojë sistemin e taksave administrative dhe të rrisë nivelin e taksës së sheshtë. Sipas FMN-së, në qoftë se qeveria shqiptare mendon për të rritur në një nivel më të lartë se 10% taksën e sheshtë, nuk do t’i bjerë reputacioni si vendi me taksa më të ulëta në rajon, pasi 10% është taksë shumë e ulët, thekson raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ky është momenti, sipas FMN-së, për të marrë masa për sa i përket strukturës së të ardhurave. “Autoritetet kanë shënuar progres me reformën në sistemin e taksave administrative, por ka rezultuar një sukses i përzier,”- citon raporti. Duke vënë në dukje qëllimin për t’u përmirësuar, në thelb të funksioneve të pagimit të taksave dhe mbajtjes nën kontroll të borxhit, FMN-ja vë në dukje se është e vështirë të arrihet në terma afatshkurtër. Në këtë mënyrë, FMN-ja vëren se shuma e akumuluar e rimbursimit të TVSH-së është e madhe dhe do të ketë kosto në buxhet. FMN vëren gjithashtu se edhe amnistia fiskale paraqet një rrezikshmëri në të ardhmen, në qoftë se nuk shoqërohet me një strategji bindëse. FMN i propozon qeverisë të konsiderojë politikën e taksave duke ndryshuar taksat direkte. Ajo propozon që çdo e ardhur t’i alokohet reduktimit të borxhit. FMN gjithashtu sugjeron përmirësimin e procesit të menaxhimit të borxhit dhe hartimit të buxhetit duke pasur parasysh që parashikimet për të ardhurat duhet të jenë më realiste. Raporti i FMN-së vlerëson se Shqipëria ka pasur sukses në tregun ndërkombëtar të kapitaleve për sa i përket riskut të riinvestimit. Progres i tillë duhet të maturohet edhe për borxhin e brendshëm, në këtë mënyrë duhet të zhvillohet tregu në lekë. Për sa i përket çështjes së investimeve, FMN-ja nuk e gjykon si imediate, veçanërisht kur bëhet fjalë për financimet koncesionare,. pasi infrastruktura mund të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e zhvillimit. Megjithatë, FMN propozon se projekti i përgatitjes dhe selektimit do të nevojitet të jetë më transparent, përfshirë edhe analizat e detajuara kosto-të ardhura. FMN vëren në raportin e saj se politika monetare duhet të jetë e kujdesshme dhe duhet të përmirësojë sistemin fiskal. Inflacioni i mbajtur brenda objektivave i ka shërbyer Shqipërisë për të përballuar krizën botërore. Kështu që ekonomia po përmirësohet, por kërkesa konsumatore mbetet e ulët, stimuj monetarë nevojiten të kushtëzohen në përmirësime fiskale dhe të vazhdohet inflacioni të mbahet i ankoruar brenda objektivave. Sipas FMN-së, rritja e kreditimit i detyrohet fillimisht një niveli të ulët të zhvillimit financiar të sektorit bankar të bankave të huaja. Masat makro-ekonomike kanë ndihmuar për të mbajtur në nivelet e pranueshme borxhin në monedhë të huaj në 68 %, rreth mesatares së rajonit. Eurobondi i parë shqiptar në 2010-ën sipas raportit në fjalë, ka treguar një interes të qëndrueshëm të investitorëve në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›