E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke dhe italiane rrezikojnë Shqipërinë

Për Fondin Monetar Ndërkombëtar, kriza në eurozonë mund të ketë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare. Në raportin e saj të detajuar për vendin tonë, FMN-ja argumenton se duke pasur lidhje të forta tregtare, punësimi dhe bankare me Greqinë dhe Italinë, sistemi zinxhir i infektimit do të kishte pasoja të rënda. “Shqipëria ka lidhje të forta me Greqinë dhe Italinë, jo vetëm tregtare, por edhe në tregun e punës dhe sistemin bankar. Këto dy të fundit mund të rezultojnë në pasoja substanciale, ku rreziku më i madh është ai i infektimit të sistemit bankar”, citon raporti. Duke iu referuar të dhënave që numri më i madh i emigrantëve shqiptarë jetojnë e punojnë në Greqi dhe Itali, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë në vend të parë rendisin Italinë e më pas Greqinë dhe sistemi bankar i vendit bazohet në bankat bijë të bankave greke mëmë, rreziku i krizës greke dhe italiane bëhet më real në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm emigrantësh vihet re në pikat kufitare të kthehen, madje ata që kanë ardhur për pushime nuk i kanë prerë biletat e kthimit, por kanë nisur të investojnë në vend. Gjithashtu, bankat mëmë në Greqi drejt falimentit janë një krizë të paktën psikologjike për Shqipërinë. Duke iu referuar gjithë këtyre fakteve kokëfortë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vë theksin tek objektivi i vetëm, që Shqipëria duhet të kujdeset për të ulur borxhin publik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›