Taksimetra "zhvatës" në Tiranë
Një udhëtim me taksi në kryeqytet tani kushton më shtrenjtë. Në pjesën më të madhe të zonave të Tiranës, ky shërbim nuk të ofrohet më me të njëjtat çmime, sikundër dhe më parë. Tashmë duhet të paguash më shumë dhe jo për shkak të ndonjë shtrenjtimi të karburanteve apo të vendosjes së taksave më të larta për taksistët. Ky biznes ka vendosur që të "ndryshojë", por jo thjesht shërbimin, por shumën e pagesës në fund të udhëtimit.
Taksitë e kryeqytetit kanë filluar të aplikojnë vendosjen e taksimetrave, edhe pse kjo nismë nuk është ligjëruar ende sipas strukturave përkatëse.
Kundërvajtja
Janë të paktën 100 automjete 4 + 1 në Tiranë, të cilat e kanë instaluar këtë pajisje, që shërben për përcaktimin e tarifës së udhëtimit mbi bazën e kilometrave dhe minutave të kryera. Edhe pse deri më tani, Këshilli Bashkiak i kryeqytetit (autoriteti vendimmarrës për këtë çështje) nuk i ka kaluar ende tarifat që do të aplikohen për këtë shërbim, taksistët po punojnë me tarifa të vetëvendosura. Për Drejtorinë e Metrologjisë dhe Kalibrimit, aplikimi i taksimetrave konsiderohet si abuziv dhe i paligjshëm. Kjo, pasi ky institucion deri më tani nuk ka verifikuar dhe certifikuar asnjë taksimetër në kryeqytet. Pa këtë vërtetim, shërbimi i ofruar është fiktiv, për faktin se këto tarifa nuk mund të vetëvendosen nga ofruesit e shërbimit, por nga institucionet që detyron ligji.
Tarifat
Sipas tarifave që vetë shoqata e transportit ka vendosur, për një xhiro të shkurtër rreth qendrës së Tiranës, fatura të kushton shtrenjtë. Në momentin e nisjes, tarifa fillestare është 300 lekë të reja për 2 km të kryera. Pas dy kilometrave të parë, tarifa është 90 lekë për km dhe 5 lekë të reja për çdo minutë. Duke llogaritur edhe ngarkesën e madhe të trafikut rrugor në Tiranë, një udhëtim brenda qytetit mund të arrijë në një shpenzim krejtësisht absurd për një lëvizje që në pjesën më të madhe të rasteve bëhet nga nevoja apo urgjencat e individëve.
Sipas tarifave aktuale që po aplikojnë ofruesit e shërbimit me taksimetër, udhëtimet jashtë qytetit, konsiderohen si më të leverdisshme, sesa ato brenda tij. Kjo jo vetëm për faktin se nuk ka shtim artificial të kilometrave për shkak të trafikut, por edhe tarifat e aplikuara janë më të lira sesa ato brenda qytetit.
Taksistët
Nga ana tjetër, vetë taksistët e konsiderojnë si një zgjidhje të drejtë vendosjen e taksimetrave dhe përcaktimin prej tyre të tarifave. Sipas tyre, shteti nuk është treguar korrekt me ta, pasi nuk i ka ndihmuar asnjëherë kur kanë qenë në vështirësi. "Ne jemi në prag të falimentimit me këto çmime karburanti dhe këtë trafik", shprehen ata. Ndërkohë që si shqetësimin më të madh që kanë përmendin konkurrencën e pandershme, që ka qenë edhe kërkesa kryesore drejtuar autoriteteve shtetërore edhe në protestat e shumta që kanë bërë përgjatë këtij viti. Një tjetër pakënaqësi e drejtuesve të taksive në kryeqytet është edhe indiferenca e treguar pas ankesave të tyre të vazhdueshme lidhur me çmimin e lartë të ofruar për blerjen e taksimetrave.
Këto pajisje detyrimisht, në përputhje me ligjin, duhet të certifikohen nga Drejtoria e Metrologjisë dhe Kalibrimit, ndërsa tarifat e përdorimit të tyre duhet të miratohen nga Këshilli Bashkiak kryeqytetas.