E Diel, 1 Nëntor 2026

Karburantet mes pallateve, rrezik për banorët

Janë një rrezik i përhershëm i banorëve, por që të gjithë e pranojnë në heshtje. Pikat e furnizimit me karburant të ndërtuara mes pallateve, dhe ndonjëherë brenda tyre, janë një rrezik potencial për njerëzit. E të tillë ka shumë në Tiranë. Këto biznese që u bëjnë karshi normave ligjore, mbijnë si kërpudhat ngado në kryeqytet. Të ndërtuara jashtë çdo standardi e kriteri të përcaktuar me ligj, karburantet në kulmin e qendrave të banuara, u kanosen me jetë qytetarëve, të cilët tragjedia i përfshin rastësisht, në rrugë, në punë apo në gjumë. Frika apo dyshimi se fjala e tyre nuk do të dëgjohet, i bën të gjithë këta njerëz të pafajshëm, të mos guxojnë për të ngritur zërin e tyre, e të kërkojnë një të drejtë, që padyshim u shmang rrezikun që u kanoset çdo ditë mbi kokë. E shkuara në gjithë këto vite tranzicioni ka dëshmuar se autoritetet nuk u paraprijnë ngjarjeve fatkeqe deri në momentin e vënies në kryq të jetëve të pafajshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›