Fondi i zhvillimit, 110 projekte për rrugët rurale
Shuma e financuar për investimet për ndërtimin e rreth 1500 kilometra rrugë dytësore arrin në 420 milionë dollarë. Investimet janë ndërmarrë nga FSHZH në bashkëpunim edhe me donatorë të huaj si Banka Evropiane për Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Gjermane për Zhvillim, etj. Gjatë muajve të fundit FSHZH në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim ka financuar edhe 2 projekte të tjera të rëndësishme: ndërtimi i 28 ujësjellësve për 50 fshatra në zonën veriore të vendit, si dhe ndërhyrje në 10 komuna me resurse turistike dhe ekonomike të veçanta. Në total, shuma e investimeve në proces zbatimi arrin në 120 milionë dollarë. Përsa i përket cilësisë së investimeve, zoti Beci vuri në dukje se ky mbetet një faktor prioritar, duke bërë të mundur që FSHZH në bashkëpunim edhe me donatorët të realizojnë investime në infrastrukturën rrugore brenda standardeve evropiane. Fondi Shqiptar i Zhvillimi raporti dje në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Drejtori Ekzekutiv Benet Beci mbi projektet aktuale që po financohen në infrastrukturën rrugore dhe zbatimin e tyre. Kryetari i Komisionit, Jemin Gjana vuri në dukje se kjo seancë dëgjimore, e përcaktuar përpara disa javësh, zhvillohet duke parë se vitet e fundit është intensifikuar kapaciteti i lëvrueshmërisë së fondeve dhe investimeve, si dhe është vënë re një rritje në cilësinë e punimeve. Në fjalën e tij përpara Komisionit, zoti Beci theksoi se FSHZH ka qenë i pranishëm në të gjithë vendin me investimet e tij dhe e ka shtrirë punën e vet në tre drejtime kryesore: projekti i rrugëve dytësore, ndërtimi i ujësjellësve ruralë dhe projektet në komuna me resurse turistike dhe ekonomike. Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, në tërësi, vlerësoi pozitivisht punën e bërë nga FSHZH. Sipas anëtarëve të këtij Komisioni, performanca e deritanishme ka treguar se Fondi është shumë efektiv duke sjellë si rezultat rritjen sasiore dhe cilësore të investimeve në infrastrukturë. Sipas Fondit Shqiptar i Zhvillimit për vitet 2010-2014 do të realizohen në kuadër të projekteve Përmirësimi i Rrugëve Dytësore e Lokale, Projekti Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale, projekti i Ujësjellësve Rurale, si edhe investime të Qeverisë Shqiptare.
Last Updated on E Enjte, 20 Maj 2010 20:56