Fondi shqiptaro-amerikan, i interesuar të vijojë projektet në Shqipëri
Presidenti i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes, Granoff, takon kryeparlamentaren Jozefina Topalli
Që prej vitit 1995, kur u prezantua për herë të parë në Shqipëri, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipërmarrjes numëron dhjetëra projekte.
Presidenti i Fondit, Majkëll Granoff, gjatë një takimi të martën me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, i shpjegoi projektet aktuale dhe për investimet e ardhshme.
Granoff theksoi se në këto vite Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore, me rezultate të matshme, dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan është shumë i interesuar të vijojë projektet e tij në Shqipëri.
Presidenti i Fondit e njohu kryetaren e Kuvendit me projektet e reja, siç është ai për Parkun e Butrintit, e po ashtu në sektorin e Teknologjisë së Informacionit.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi idetë për ndërthurjen e investimeve si në pasuritë kombëtare, ashtu dhe në teknologjinë e informacionit, që është e ardhmja.