E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Kemi siguruar koncentratin për bagëtitë

13-12-2010 / Gazeta 55

Bashkia Lushnje, ndihma për banorët e përmbytur në Shkodër. Sanxhaku: “Iu përgjigjëm apelit të qeverisë”


Anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së së Lushnjes, në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Albert Sanxhaku, policinë bashkiake, si dhe pjesëtarë të tjerë të këtij institucioni, dërguan dje disa kamionë me ndihma ushqimore, veshmbathje si dhe bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Trush të komunës së Bërdicës, në rrethin e Shkodrës. Në këtë fshat, që është edhe zona më e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit, ishte për të inspektuar edhe zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Ilir Meta, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, duke i garantuar banorët për  mbështetje të vazhdueshme. “I vetmi problem këtu në Trush dhe komunën e Bërdicës, është vështirësia për magazinimin e ndihmave që kanë ardhur, jo vetëm për banorët, por veçanërisht edhe ndihma që po vijnë si ushqim për blegtorinë”- nënvizoi Meta. Numri 2 i qeverisë tha se ndihma konsiston në gati 40 ton koncentrat ushqime për blegtorinë, e cila ka ardhur si një ndihmë shumë konkrete dhe e vlefshme, pasi ushqimi i blegtorisë u dëmtua për shkak të përmbytjes. Meta falënderoi edhe gjithë ata sipërmarrës, shoqata dhe komunitete që kanë ofruar ndihmën e tyre për banorët e kësaj komune. “Përveç masave që ka marrë qeveria, e cila deri tani ka blerë 500 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive në të gjithë këto zona, por edhe ndihma e tyre është shumë e rëndësishme, sepse nuk është e lehtë që të gjesh, në një kohë të shpejtë ushqime për blegtorinë”- vuri në dukje Meta. Gjithashtu ai falënderoi edhe forcat e sigurisë së Kosovës me ndihmën që po ofrojnë, kryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku, dhe gjithë komunitetin e Lushnjës, i cili ka ndihmuar qarkun e përmbytur të Shkodrës, veçanërisht komunitetin e kësaj zone. Ndërsa, kryebashkiaku i Lushnjës, duke folur në emër të qytetarëve lushnjarë, tha se “ne jemi sot këtu për t’ju gjendur pranë në këto ditë fatkeqësish që keni përjetuar me situatën e përmbytjeve”. “Ne iu përgjigjëm thirrjes së bërë nga qeveria, veçanërisht nga z. Meta për të mbështetur këtë komunitet, i cili ka nevojë më shumë se kurrë sot për t’iu gjendur pranë edhe moralisht, por edhe në kuptimin e mbështetjes me bazë materiale”- tha kryebashkiaku Sanxhaku, ndërsa garantoi se do vazhdojnë mbështetjen për këtë komunitet me ndihma nga fusha e bujqësisë, për të cilën kjo zonë ka shumë nevojë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›