E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaeda mbetet shënjestër e SHBA-së

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 13:42

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kenë si objektiv Al-Qaedën në ato shtete, që nuk janë në gjendje apo nuk kanë vullnet ta luftojnë këtë organizatë.

John Brennan, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë kundër-terrorizmit, e bëri këtë deklaratë në një fjalim në universitetin e Harvardit.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk e shohin autoritetin e tyre për përdorimin e forcës ushtarake kundër Al-Qaedës të kufizuar vetëm në vende si Afganistani.

Megjithatë, Brennan shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përdorin forcën ushtarake ku dhe kur të duan.

Ai tha se parimet ligjore ndërkombëtare, përfshi respektimin e sovranitetit të një shteti dhe ligjet e luftës, vendosin kufizime të rëndësishme në mundësinë e Shteteve të Bashkuara për të vepruar të vetme dhe për të përdorur forcën në territore të huaja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›