Prifti: Arrestimi i Belegut, nuk ka lidhje me postin
19/11/2009 Ish-këshilltari i METE-s
Arrestimi i Belegut s’ka lidhje me punën e tij në Ministrinë e Ekonomisë. Kështu e ka komentuar ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, arrestimin e këshilltarit të tij për minierat Eduart Belegu, tre ditë më parë. “E kam pyetur para se të fillojë punë nëse ka pasur ndonjë problem me drejtësinë dhe më tha se ka pasur një problem të tillë, por për një vit e gjysmë nuk e ka thirrur njeri dhe çështja është konsideruar e mbyllur. Tani për fat të mirë apo për fat të keq të tij, çështja është hapur. Sapo është marrë vesh lajmi menjëherë e kam liruar nga detyra, sepse nuk kam asnjë interes dhe as nuk dua që pozicioni i tij të ndikojë në vendimin që do të marrin organet e drejtësisë”, - u shpreh Prifti. Madje, sipas tij, nuk ka pasur asnjë konflikt me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, aktualisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta, as për emërimin e Belegut në postin e mëparshëm në Ministrinë e Ekonomisë, apo në lidhje me ndonjë emërim tjetër. Sipas njoftimit për shtyp të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan, rezulton që ndalimi është bërë për veprime të viteve 2004-2007. Në atë kohë Belegu punonte si administrator i një kompanie private. Ministri Prifti ka kërkuar që organet e drejtësisë të bëjnë detyrën për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.