E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të rritet ekonomia e vendeve të zhvilluara

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka deklaruar se ekonomitë më të fuqishme të botës mesa duket do të rriten me ritëm më të shpejtë sesa ç'pritej në vitin 2010, por pasojat e krizës globale ekonomike nuk do të zhduken menjëherë.
Organizata me qendër në Francë dhe e përbërë nga 30 vendet të industrializuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Gjermaninë dhe Britaninë, nxorri sot raportin e vet gjashtëmujor.
OECD ka deklaruar se rimëkëmbja ka gjasa të bëhet me ritme të ndryshme. Ekonomia amerikane për shembull, pritet të rritet me 2.5 për qind në vitin 2010, nga 0.9 për qind që ishte parashikimi në qershor. Për këtë do të ndikojnë stimujt ekonomikë, kërkesat nga Azia dhe kushteve përgjithësisht të përmirësuara ekonomike.
Po ashtu sipas kësaj organizate, ekonomia amerikane pritet të tkurret 2.5 për qind në vitin 2009 dhe jo 2.9 për qind sa ç'ishte parashikuar. Gjithashtu rimwkwmbja japoneze pritet gjithashtu të jetë e fuqishme, me 1.8 për qind në krahasim me parashikimin prej 0.7 për qind.
Edhe ekonomitë e Eurozonës do të rriten me 0.9 për qind, ndërkohë që në qershor ishte parashikuar që nuk do të kishte aspak rritje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›