Procesi ndaj Bares, refuzohet gjykimi i shkurtuar
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e avokatit të Aldo Bares për gjykim të shkurtuar të klientit të tij me arsyetimin se çështja duhet të gjykohet në themel për të mos u konsideruar më pas si e paragjykuar. Vendimin e dha kryesuesja e trupës gjykuese Fatmira Hajdari, e cila refuzoi kështu mundësinë e të pandehurit për të përfituar nga gjykimi i shkurtuar që ishte një mundësi për ti shpëtuar burgut të përjetshëm. Por, pikërisht në këtë pikë avokati mbrojtës e konsideroi si të paragjykuar këtë dhënie vendimi, duke kërkuar edhe përjashtimin nga procesi të gjykatëses Fatmira Hajdari. Aldo Bare ose Alfred Shkurti i akuzuar për një sërë krimesh dhe si kreu i ish-bandës së Lushnjes do të gjykohet i vetëm në këtë proces, në një kohë që një pjesë e bandës është dënuar dhe pjesa e dytë është nën proces gjyqësor po në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Javën e kaluar prokuroria kërkoi rrëzimin e kërkesës së Aldo Bares për tu gjykuar me kohë të shkurtuar me provat që ndodheshin në dosje. Gjykata deklaroi se sipas një vendimi unifikues të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë, gjykimi i shkurtuar nuk mund të pranohej nga personi, i cili para kësaj kërkese ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të dosjes. Një vendim i tillë u paraqit si shembull nga prokuroria në seancën e kaluar referuar kërkesës së bërë më parë në proces, ku Aldo Bare pati kërkuar shpalljen e pavlefshme të dosjes, duke pretenduar se aktet e saj ishin jashtë afateve ligjore. Mohimi i gjykimit të shkurtuar automatikisht i heq të drejtën e uljes së 1/3 të dënimit me burg të përjetshëm që parashikohet për akuzat e ngritura ndaj Aldo Bares.
Ky lajm është publikuar: 11/03/2010