Forca e malësorit mbyt dhimbjen e familjarëve
19/07/2010 Përcillen për në banesën e fundit, më të rëndë familja Mustafa, humbi 3 anëtarë, 3 të tjerë në spital
SHKODER- Trishtimi, lotët, heshtja, ka përfshirë për dy ditë me radhë zonën e Pukës, pas asaj tragjedie tepër të rëndë në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit, ku humbën jetën 14 persona dhe e plagosën 12 të tjerë. Ditën e djeshme familjet e viktimave kanë pritur ngushëllimet e banorëve, por edhe të deputetëve e drejtuesve të lartë të qeverisë. Dhimbja e madhe shihet jo vetëm në sytë e familjarëve dhe të afërmve të viktimave, por edhe të gjithë banorëve të zonës së Pukës. Të gjithë në heshtje zie përcjellin për në banesën e fundit viktimat e 9 familjeve Marku, Gjoni, Dyzeni, Mustafa, Lleshi, Prenga, Gjergji, Paloka dhe Pera që u ndanë në mënyrë tepër të dhimbshme nga jeta dhe nga njerëzit e tyre.
Viktimat
Tragjedia ka qenë shokuese për të gjithë, pasi erdhi krejt e papritur dhe me humbje të mëdha në mosha të reja, ku nuk mungonin as fëmijët e gratë. Secila familje e ka dhimbjen më të rëndë se tjetra. Familja Mustafa nga Fushë Arrëzi vajton humbjen e tre anëtarëve të saj, Ademin 52 vjeç, Elonën 12 vjeçe, Lavdien 41 vjeçe, ndërkohë që mendja u rri dhe tek tre fëmijët e tjerë që ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Duke shpresuar që ata tu kthehen shëndoshë, falënderojnë nga zemra të gjithë banorët për ngushëllimet që dalin nga zemrat e vrara. Ndërkohë në fshatin Shkozë të Pukës, përcillen me hidhërim të thellë katër viktima. Familja Gjoni vajton djalin 28-vjeçar, Paulin Gjonin, të cilin po i përgatisnin dasmën e jo ceremoninë mortore. Më tej zhvillohen ceremonitë mortore të Alma Nikollë Marku, 33 vjeç, Marie Prengës, rreth 60 vjeç, Adela Paulin Prengës,14 vjeç dhe më të voglit të fshatit, Arsenit Markut 8-vjeçar. Mes trishtimit priten ngushëllimet dhe në familjet e tjera që humbën të afërmit e tyre në tragjedinë e së shtunës pasdite. Megjithatë, dhimbja e thellë e familjarëve shoqërohet dhe me një forcë që buron jo vetëm nga të qenurit malësorë, por edhe nga gjendja pranë në momente të vështira dhe mbështetja që ata kanë nga të gjithë banorët e zonës së Pukës. Familjarët e viktimave falënderojnë nga zemra banorët, por edhe gjithë drejtuesit vendore, mjekët, deputetët, e deri tek Kryeministri Berisha për angazhimin maksimal të tyre në ndihmë të të aksidentuarve për të minimizuar humbjen e kësaj tragjedie. Mbështetja, angazhimi, përjetimi i dhimbjes nga banorët dhe strukturat shtetërore u vu re që në momentet e para të tragjedisë. Paraditja e së shtunës deri në mëngjesin e djeshëm e ka gjetur sheshin përpara spitalit të Pukës, të mbushur plot e përplot me banorë jo vetëm të qytetit, por edhe të të gjitha komunave.
Tronditja e banorëve
Dhimbja e tronditja e thellë e familjarëve të viktimave shoqërohet me atë të banorëve që morën pjesë në nxjerrjen e të aksidentuarve dhe të viktimave nga autobusi i tragjedisë. Ishin banorët e fshatit Dom të Gjegjanit ata të cilët u përballën të parët me pamjen më se të gjakosur të vendit të ngjarjes. Pavarësisht asaj pamje të trupave pa jetë të viktimave dhe të plagëve të të aksidentuarve ata gjetën forca dhe nxituan për të nxjerrë në rrugën kryesore fillimisht të aksidentuarit, duke u bërë të parët që po i jepnin shpresa jete, ndërkohë që iu desh të mbanin në supe dhe viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme. Ndërkohë drejtues të pushtetit vendor e qendror, deputetë, ministra, drejtues të lartë të policisë së shtetit ishin në çdo sekondë në veprim, duke koordinuar punët, si për dërgimin në spitale të të lënduarve, ashtu dhe për identifikimin e viktimave. Banorët përcillnin në heshtje e me lot në sy të aksidentuarit që niseshin me helikopter nga spitali i Pukës drejt atij Ushtarak në Tiranë, duke uruar që të ktheheshin shëndosh e mirë. Ndërkohë informacionet se numri i viktimave nga 7 që ishte po rritej, krijonte një ankth mbytës jo vetëm tek familjarët e të përfshirëve në aksident, por edhe tek të gjithë të pranishëmve para spitalit të Pukës. Të gjithë qëndronin si një trup i vetëm përballë asaj tragjedie që po i shtonte përmasat e vdekjes nga ora në orë. Ndërkohë të gjithë shpresonin që të paktën mjekët do i shpëtonin të aksidentuarit nga “kthetrat” e vdekjes. Nga ana tjetër, banorët përcillnin pa fjalë e me sy të trishtuar ngushëllimet për familjarët e viktimave, të cilët prisnin të merrnin trupat e pajetë të afërmve të tyre. Afër mesit të natës autoambulancat filluan dërgimin e trupave të pajetë nga spitali i Pukës, për tek banesat e tyre. Edhe në këtë çast tjetër të vështirë, banorët e Pukës nuk i lanë për asnjë moment vetëm familjarët e viktimave, por i shoqëruan deri në shtëpi, duke iu gjendur pranë në ditën më të vështirë të jetës së tyre.
Të plagosurit
Dy të plagosurit që u dërguan në spitalin e Shkodrës Gentian Meci 19 vjeç dhe Ilir Prendi 10 vjeç kanë pasur shenja të shumta plagësh dhe hematomash sipërfaqësore në trup, në kokë dhe në fytyrë. Njëkohësisht kanë shfaqur dhe shenja të humbjes së përkohshme të kujtesës, si pasojë e përplasjes së madhe, apo dhe asaj çfarë kishin përjetuar. Djali 10-vjeçari Prendi e 19-vjeçari Meci kanë marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe mëngjesin e së dielës janë nisur pranë familjarëve të tyre, pasi gjendja e tyre fizike është normalizuar. Shtetasi 19-vjeçar Mesi, student në Universitetin e Shkodrës, viti i parë Bio-kimi ka sqaruar se kishte qenë për vizitë tek xhaxhai në Lezhë dhe më pas kishte dalë në Milot ku kishte hipur në autobusin e linjës së Fushë-Arrëzit. Për sa i përket ngjarjes ai thekson se ka ndodhur në pak sekonda dhe nuk mban mend asgjë. E vetmja situatë që kujton është ajo kur e ka parë veten në spitalin e Pukës e më pas e kishin dërguar në spitalin e Shkodrës.
Mjekët
Ndërkohë drejtori i spitalit të Pukës Musa Velaj tha se angazhimi në këtë spital ka qenë maksimal për të ndihmuar të aksidentuarit derisa erdhi helikopterët për dërgimin e tyre në spitalin e Tiranës dhe atij të Shkodrës. “Ne aktivizuam të gjithë kontingjentin e autoambulancave të spitalit të Pukës, spitalit të Fushë-Arrëzit dhe spitalit të Gjegjanit. Në mënyrë të menjëhershme janë nisur fillimisht nga Tirana dy helikopterë, të cilët kanë arritur në kohë rekord në vendin e ngjarjes. Të sëmurët që erdhën në spitalin e Pukës janë transportuar nga ambulancat. Tre kanë ardhur të vdekur, 11 në gjendje të rëndë. Dy nga të aksidentuarit janë nisur në spitalin rajonal të Shkodrës me helikopter, ndërsa 11 të lënduarit janë nisur drejt Tiranës me helikopter”, sqaron drejtori i spitalit të Pukës Musa Velaj.
Problematikat që sjellin aksidente pafund
Bilanc lufte në rrugë, vdesin
133 persona në gjashtë muaj
TIRANE- Gjashtë mujori i parë i këtij viti u raportua me ulje në analizën e policisë, për sa i përket personave të vrarë në aksidentet rrugore. Por që pas ndodhjes së tragjedisë së Gjegjanin ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, numri i viktimave thuajse është barazuar me atë të 6 mujorit të vitit 2009. Sipas analizës për sigurinë rrugore, në 6 muajt e vitit 2010 rezultojnë të jenë kryer plot 721 aksidente, me rreth 133 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Por vetëm dy ditë pas analizës së policisë numri i aksidenteve është shtuar me të paktën 5 të tjerë, të cilët përveç tragjedisë së fundit kanë shkaktuar 2 të vdekur dhe shtatë të plagosur. Duke pasur parasysh dhe faktin që stina e verës është dhe me problematikja për sa i përket aksidenteve rreziku për shtim të frikshëm të shifrave është i madh. Sinjalistika e munguar, infrastruktura, mungesa e patrullave të policisë rrugore apo ardhja e emigranteve janë ndër arsyet kryesore të aksidenteve tragjike në vend. Aksidenti tragjik i komunës Gjegjan, ku humbën jetën 14 persona, nuk ishte veçse një kronikë e paralajmëruar nga shifrat e fundit të aksidenteve rrugore në vend si dhe tregoi mungesën e sinjalistikës rrugore, e cila fillon nga vijëzimet e bardha, tabelat treguese, mbrojtëset anësore e tjera. Lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore Policia e Shtetit ka hartuar një sërë planesh veprimi, të cilat me situatën aktuale “de fakto” kanë dështuar njëri pas tjetrit. Mësohet se në fillim të sezonit turistik, rrugorët nxorën një plan të detajuar masash, i cili kishte si qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe mos krijimin e radhëve të gjata të trafikut rrugor në zonat turistike. Mirëpo po të hedhësh sytë në terren, situata është tepër kaotike pasi zhbllokimi i trafikut i ka lënë vend aksidenteve rrugore. Tre muajt e verës janë periudha më e përgjakshme e aksidenteve, pasi ardhja e emigrantëve si dhe temperaturat e larta ndikojnë në përkeqësimin e situatës. Vitin e kaluar vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, numri i viktimave të aksidenteve arriti mbi 20 persona, ku më tragjiku ishte ai i përplasjes së dy mjeteve, ku vdiqën njëherësh 6 persona që ishin duke u kthyer nga një dasmë. E. Qyno
.Stabilizohet gjendja shëndetësore e tetë të plagosurve të shtruar në Spitalin Ushtarak
Dy prej të plagosurve mbeten
në gjendje kritike për jetën
Pranvera Kola
Ndonëse kanë marrë ndihmën e specializuar mjekësore, dy prej të plagosurve nga tragjedia e rëndë e Fushë-Arrëzit që ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën. Sipas mjekëve të shërbimit, situata paraqitet më e rënduar për fëmijën e shtruar në repartin e reanimacionit, i cili ka rënë në gjendje kome për shkak të komplikacioneve të shfaqura në mushkëri. Bluzat e bardha janë tërhequr nga vendimi për transportimin e njërit prej pacientëve drejt spitalit të mushkërive, pasi kushtet e rënduara nuk e kanë lejuar kryerjen e këtij veprimi, ndaj është operuar me marrjen e mjekëve specialistë nga sanatoriumi, të cilët po vëzhgojnë hap pas hapi gjendjen shëndetësore të të plagosurit. Ndërkohë tetë pacientët e tjerë kanë reaguar pozitivisht ndaj trajtimit mjekësor, çka është dëshmuar me kapërcimin e rrezikut për jetën. Megjithatë, këta të fundit do të mbeten nën vëzhgimin e rreptë mjekësor edhe për disa ditë të tjera.
Reagimi
Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se me marrjen e ndihmës së specializuar tetë prej të plagosurve në aksidentin tragjik të ndodhur në segmentin rrugor Rrëshen–Fushë-Arrëz që janë shtruar pranë spitalit Ushtarak në kryeqytet është stabilizuar, duke dalë jashtë rrezikut për jetën. Por fatkeqësisht ky fat nuk ka prekur dy të plagosurit e tjerë, të cilët, pavarësisht se po marrin kujdesin mjekësor të specializuar, vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën. "Informojmë se nga 10 të plagosur që janë shtruar në Spitalin Ushtarak për tetë prej tyre gjendja paraqitet e stabilizuar, ndërsa dy të plagosur të tjerë, mes të cilëve një fëmijë, paraqesin një gjendje me kritike. Fëmija është aktualisht në gjendje kome dhe qëndron i shtruar në reanimacionin e spitalit, ndërsa pacienti tjetër i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri. Ai do të qëndrojë i shtruar në këtë spital dhe do të asistohet nga një ekip mjekësh të Spitalit Universitar të Mushkërive për ndjekje më të specializuar. Gjendja e të plagosurve të tjerë, që kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Shkodrës, është përmirësuar dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën”, - ka pohuar gjatë ditës së djeshme zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë Alisa Demollari.
Gatishmëria
Për tu ardhur në ndihmë të lënduarve nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë, ku humbën jetën 14 persona, është dhënë urdhër që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe Spitali i Mushkërive të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për të plagosurit. Sipas Demollarit, strukturat shëndetësore të QSUT-së dhe ato të Spitalit Universitar të Mushkërive janë në gatishmëri të plotë ti përgjigjen në mënyrë profesionale dhe të shpejtë çdo komplikacioni të mundshëm.
Shoferi nuk rezultonte me probleme shëndetësore
Policia: Aksidenti ndodhi për shkak
të humbjes së kontrollit të mjetit
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për aksidentin, ku janë përcaktuar edhe shkaqet e tij. Kështu në njoftimin për shtyp thuhej se “Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit të rëndë, ndodhur gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan, rezulton: Nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht. Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim, ndërkohë gjendja e rrugëve ishte e rregullt. Nga raporti i mjekësisë ligjore nuk rezulton që drejtuesi i mjetit të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit. Ndërkohë nga pyetja e dëshmitarëve nuk rezulton të ketë pasur mjet tjetër në momentin e ndodhjes së aksidentit. Grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë i kryesuar nga prokurori i rrethit Pukë, ka konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Zef Mark Frroku (Gjergji). Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident”.
14 viktimat e tragjedisë
1. Arsen Gjon Marku, rreth 8 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
2. Paulin Lazër Gjoni, rreth 28 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
3. Mimoza Mhill Dyzeni, rreth 29 vjeç, nga Kurbini
4. Adem Mustafa, rreth 52 vjeç, nga Fushë-Arrësi, Pukë
5. Marte Ndue Lleshi, rreth 31 vjeç, Mamurras
6. Alma Nikollë Marku, rreth 33 vjeç, nga fshati Shkozë, Pukë
7. Fran Llesh Paloka, rreth 22 vjeç, nga fshati Gojan, Pukë,
8. Gjovalin Gjin Pera, rreth 15 vjeç, nga Gjegjani, Pukë
9. Prengë Dyzeni, rreth 38 vjeç, banues në Kurbin,
10. Zef Mark Frroku (Gjergji), rreth 47 vjeç, banues në Gjegjan
11. Marie Prenga, rreth 60 vjeç, nga Shkoza, Pukë
12. Adela Paulin Prenga, rreth 14 vjeç, nga Shkoza, Pukë
13. Lavdie Hysen Mustafa, vjeç 41, nga Fushë-Arrësi, Pukë
14. Edona Adem Mustafa, vjeç 12, nga Fushë-Arrësi, Pukë