Pinari e Delijorgji “luajnë kartën” e lirisë
20/07/2010 Pronari i “ALB-Demil” dhe zyrtari i “MEICO”-s kërkojnë lirim se u kanë kaluar afatet e paraburgimit
Reagon Prokuroria: Afati nis kur mbërrin dosja. Gjykata do të shprehet seancën e ardhshme
TIRANË- Dy VIP-at e treshes së akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, nëpërmjet avokatëve hodhën në tavolinën e gjykatës kartën e lirimit të menjëhershëm. Kështu, dje në gjykatën e rrethit Tiranë është kërkuar lirimi i menjëhershëm i pronarit të firmës “ALB-DEMIL”, Mihal Deliorgji dhe administratorit të “MEICO”-s Ylli Pinarit. Në seancën e djeshme avokati Maksim Haxhia i ka kërkuar gjykatës lirimin e menjëhershëm të klientit të tij Mihal Deliorgji, pasi ka kaluar afati i paraburgimit, një vit e katër muaj nga data e arrestimit dhe gjykata nuk ka dhënë akoma vendim. Të njëjtën kërkesë ka parashtruar para trupit gjykues avokati Bashkim Hasani për Ylli Pinarin, duke kërkuar lirim të menjëhershëm të të pandehurit me të njëjtën arsye. Mbështetje kërkesës së kolegëve të tij i ka dhënë dhe avokati Hysni Beti, duke kërkuar shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg ndaj të pandehurve dhe llogaritjen e afateve të paraburgimit për gjykimin e dosjes nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Gjykatën e Apelit, në Gjykatën e Lartë dhe deri në seancën e djeshme. Pas kësaj me replikë ka reaguar Prokuroria, duke kërkuar rrëzimin e kërkesës dhe theksoi se afati i paraburgimit nis në kohën që mbërrin dosja hetimore pranë Gjykatës ku kryhet procesi. Pas kësaj situate, trupi gjykues vendosi gjysmë ore pushim për të marrë një vendim. Pas konsultave jashtë sallës, trupi gjykues pas kthimit në sallë për të vazhduar seancën vendosi që për këtë çështje do të shprehet seancën e radhës. Kryetari i trupit gjykues, Ritvan Hado, tha se është e pamundur të bëhen llogaritjet sot sipas kërkesës së avokatëve. “Janë bërë rreth 70 seanca dhe meqë është e pamundur të bëhen përllogaritjet brenda një dite, për kërkesën e avokatëve do shprehemi seancën e ardhshme”, tha Hado. Tragjedia e Gërdecit është një ndër më të mëdhatë e kohërave moderne, pasi vdiqën 16 persona dhe u plagosën mbi 200.
Juristi Qirici: Shkresa me shënimin “urgjent”
Juristi në Ministrinë e Financave ka dëshmuar gjatë seancës së djeshme të çështjes së Gërdecit se në vitin 2007 pranë dikasterit ku ai punonte kishin ardhur dy projekt-vendime nga Ministria e Mbrojtjes që lidheshin me demontimin e armëve. “Njëri prej vendimeve i mbërritur në Ministrinë e Financave që i përket datës 13.02.2007 mbante një shënim (urgjent), i cili ishte i shkruar nga drejtoresha e institucionit”, ka thënë dëshmitari. Ndërsa projekt-vendimi i dytë është dorëzuar në Ministri të Financave më 14.03.2007 kundrejt të cilit është ndjekur e njëjta procedurë.
Ase: Isha me fëmijët kur shpërthyen predhat
Ka treguar se bashkëshorti i është vrarë në shpërthimin e municioneve në Gërdec, duke mbetur me dy fëmijët jetim dhe shtëpi të shkatërruar. E pyetur nga Prokuroria në seancën e gjyqit Festime Ase tha se burri kishte disa muaj që punonte dhe se nuk e kishte kuptuar se në ç formë e gjeti atë vend pune. Si fillim punonte tek fishekët, pasi kishin mbaruar këto të fundit, kishte kaluar dy muajt e fundit tek çmontimi i predhave. “Ditën e shpërthimit unë me fëmijët ishim në shtëpi, kurse bashkëshorti ishte në punë”,- tha Ase.
Dëshmia e Rigon Dudës
“Në shpërthim humba
gruan dhe nipin tim”
“Në ditën e shpërthimit në Gërdec kam humbur bashkëshorten Rajmonda Duda dhe nipin Erison Duda, ndërsa djalin Roxhers Duda e kam të dëmtuar. Shtëpia ime ishte shumë afër repartit, e cila u shkatërrua dhe nuk mbeti asnjë orendi. Gjatë shpërthimit bashkëshortja humbi jetën, pasi kishte qëndruar në shtëpi me djalin, kurse nipi në atë kohë ishte gjatë punës në ndarjen e municioneve, nga ku kishte rreth dy muaj që punonte, tha dëshmitari i radhës në seancën e gjyqit”,- tha Duda, një ndër më të prekurit e tragjedisë së Gërdecit. Drama e kësaj familjeje kap përmasa katastofale, ndërsa fëmija Roxhers Duda është treguar tepër i zgjuar, kur paditi në Gjykatën e Lartë ish-ministrin e Mbrojtjes duke kërkuar madje edhe që atij ti hiqej imuniteti dhe të ndiqej penalisht.
Aliu: Më zuri muri poshtë, theva këmbën
“Kemi qenë duke festuar ditëlindjen e djalit, i cili mbushte dy vjeç ditën që ka ndodhur shpërthimi”,- ka thënë dëshmitari Selim Aliu. Më tej ai vazhdoi rrëfimin e tij duke u shprehur se “shtëpinë e kemi pasur 300-400 metra nga vendi i shpërthimit, e cila në atë moment u shemb dhe mua më zuri muri poshtë, ku dhe kam thyer këmbën e djathtë, ndërsa babit tim iu thyen brinjët, ndërkohë që shtëpia na u shkatërrua e gjitha”. Aliu tregoi me hollësi para gjyqtarit vendndodhjen e tij gjatë momentit të shpërthimit.
Faruku: Po këndoja kur dëgjova shpërthimin
“Me shpenzimet e mia bëra të gjitha dëmtimet dhe plagosjet që pësova nga momenti fatal i Gërdecit”,- dëshmoi përpara gjykatës Naim Faruku. Ai tha se “ditën e ngjarjes ishim në një lokal në Gërdec 200-300 metra vijë ajrore nga vendi i demontimit të armëve me një grup muzikor prej gjashtë vetash, ku po këndonim. Në momentin kur po dilnim nga lokali, duke kënduar dëgjuam shpërthimin dhe thyerjen e xhamave të lokalit, ku një pjesë e grupit u plagosën, një ndër ata isha edhe unë, por mjekimin dhe kurimin e bëra me shpenzimet e mia”.
Dëshmia e vajzës që humbi të atin
“Na u premtua rritje pensioni,
u shtua vetëm me 2 mijë lekë”
TIRANË- Shtatëdhjetë mijë lekë të vjetra është tarifa e pensionit që marrin familjet, të cilat kanë humbur kryefamiljarin në tragjedinë e Gërdecit. Këtë e ka shprehur për gazetën “Metropol” vajza e të ndjerit Arben Ase, i cili humbi jetën gjatë shpërthimit të municioneve në Gërdec. Ajo tha se shuma deri në muajin qershor të këtij viti ishte 5 mijë lekë, ndërsa për muajin korrik u fol nga qeveria se do ketë rritje të pensioneve, ku na shtuan vetëm 2 mijë lekë. Përveç kësaj nëna e dy fëmijëve jetim që ishte edhe dëshmitare në seancën e djeshme për çështjen e Gërdecit tha se “edhe kur paraqitëm kërkesën për rritjen e pensionit nuk na u dhanë për shtatë muaj”. E pyetur sesi funksiononte puna që kryente i ati i saj, ajo tha se kishte pesë muaj që punonte në sektorin e fishekëve dhe pasi kishin mbaruar demontimin e tyre. “Dy muajt e fundit kishte kaluar në çmontimin e predhave për të cilat punohej me normë, sa më shumë të rritej norma aq rritej edhe pagesa, por që babi vetëm për një muaj u pagua pjesën tjetër pas shpërthimin nuk na u dha”,-rrëfeu vajza e prekur nga kjo tragjedi. Ndërkaq, familjarët e viktimave të Gërdecit kanë shprehur shpeshherë pakënaqësitë e tyre si ndaj trajtimit me pensione, ashtu edhe për dëmshpërblimin, duke u shprehur se shteti është sjellë padrejtësisht me ta.