E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcat RENEA, 64 operacionet e superpolicëve shqiptarë në 2008

Çdo pesë ditë në një opera
cion. Ky është bilanci i
forcave elitare të policisë,
RENEA. 64 operacione të
ndryshme që nga pengmarrjet,
tragjeditë, shoqërimi i personaliteteve
të huaja dhe kapja e personave
me rrezikshmëri të lartë,
janë zhvilluar nga reparti special
RENEA gjatë këtij viti. Shifra është
publikuar në analizën 1-vjeçare,
ku është deklaruar se me efektiv
të plotë ose grupe të veçanta, RENEA
është aktivizuar dhe ka kryer
64 shërbime operacionale në 13
qytete. Në këto shërbime janë aktivizuar
1429 forca, gjithë teknika,
si dhe janë përdorur 248 automjete
të kësaj trupe. Siç dihet, reparti
ka marrë pjesë në ngjarjet më
të rënda dhe më të vështira, pasi
edhe kjo mbetet detyra e saj funksionale.
Mes sukseseve të arritura,
për të cilat janë marrë urime
edhe nga personalitetet më të larta
shtetërore, është kryer edhe
ndarja e tyre sipas llojit të detyrës.
Kështu, bazuar në llojet e shërbimit,
në analizë u deklarua se për
çlirim ose shpëtim të pengjeve është
kryer vetëm një aksion në Lezhë,
pikërisht më 4 maj të këtij viti, i cili
u realizua me sukses. Ndërkohë, 19
shërbime janë kryer për dhënie
ndihme në rastet e emergjencave
civile dhe aksidenteve, për
shpëtimin e jetës së njerëzve, mes
të cilave mbahen mend Gërdeci,
rasti i klandestinëve në Lezhë, e
shumë të tjerë. Ndërsa për kapjen
e personave me rrezikshmëri
shumë të lartë shoqërore, ky repart
ka kryer 35 shërbime. Kurse pjesa
tjetër, pikërisht nëntë shërbime,
janë kryer për mbështetje të strukturave
që sigurojnë personalitetet.
Sipas të dhënave, të gjitha aksionet
janë organizuar e kryer
konform rregullave dhe parimeve
sipas të cilave veprojnë forcat speciale,
me një organizim perfekt
dhe bashkëkohor, gjë që ka çuar
në zgjidhjen e të gjitha situatave
nga më të thjeshtat deri te më të
ndërlikuarat. Kjo është vënë re
qartë në disa shërbime me rrezikshmëri
të lartë dhe kjo falë organizimit
të mirë dhe zbatimit rigoroz
të disiplinës taktike, përdorimit
të pajisjeve mbrojtëse,
aktivizimit të mjeteve të blinduara,
veprimeve të taktikës speciale
dhe punës në grup. Gjatë gjithë
vitit, efektivi i trupës operacionale,
i aktivizuar me shërbim, ka
qenë i mobilizuar dhe ka treguar
gatishmëri të lartë në paraqitjen
në detyrë, disiplinë të fortë dhe
frymë guximi e profesionalizmi në
kryerjen e tyre. Sipas të dhënave,
gjatë këtij viti reparti është aktivizuar
me shërbime të shkallës së
lartë të vështirësisë dhe të rrezikshmërisë
për jetën e efektivit, ku
më të rëndësishmit kanë qenë ato
në ndihmë të popullsisë në fatkeqësitë
aksidentale të ndodhura
në Gërdec. Në këtë ngjarje reparti
tregoi veten në kushtet e rrezikshmërisë
së lartë për jetën e tyre dhe
shpëtoi jetën e qindra personave,
duke ndihmuar në nxjerrjen e tyre
nga rrënojat si pasojë e shpërthimeve.
Kjo duke operuar që nga
vatra e shpërthimit e deri tek objektet
më të largëta, të prekura nga
vala goditëse.
Shërbime të tjera të repartit
kanë qenë edhe ato të kryera nga
Njësia e Zhytjes në ndihmë të komunitetit
për gjetjen e nxjerrjen e
personave të mbytur si në tragjedinë
e Liqenit të Farkës, ndodhur
më 5 mars 2008, ku në kushte të
vështira u bë e mundur gjetja dhe
nxjerrja e të gjithë të mbyturve. Po
kështu edhe në tragjedinë e
ndodhur në Sarandë, në datën 19
tetor 2008, ku në kushte shumë të
vështira të motit të keq u bë i mundur
kontrolli, gjetja dhe nxjerrja e
të gjithë kufomave. Gjithashtu
janë kryer operacione, ku rrezikshmëria
ka qenë e pranishme
gjatë gjithë kohës si në shërbimet
e kryera në Lazarat për asgjësimin
e bimëve narkotike, shërbime
këto të kryera nën breshëritë e
armëve të të gjitha llojeve, në
kushtet e stresit dhe lodhjes fizike
dhe ku forcat RENEA janë karakterizuar
nga vetëpërmbajtja, qetësia
dhe profesionalizmi në kryerjen
e veprimeve operacionale.

Aksionet më të rëndësishme gjatë vitit 2008

• Më 11.01.2008, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës
u arrit në një kohë shumë të shpejtë arrestimi i disa
trafikantëve, gjetja e bllokimi i skafit dhe gomones
gjatë krehjes së gjithë zonës së bregut të detit, si
dhe shpëtimi i klandestinëve të hedhur në ujë nga
trafikantët. Morën pjesë tre njësi të RENEA-s.
• Më 05.03.2008, në Drejtorinë e Policisë së Tiranë,
njësia e zhytjes në liqenin e Farkës u mobilizua dhe
në kushte shumë të vështira nxori nga liqeni trupat e
pajetë të të mbyturve të kësaj tragjedie në një kohë
rekord.
• Më 15.03.2008, në Gërdec, në zonën ku ndodhi
shpërthimi dhe që vazhdonte të ishte zonë e rrezikshme,
forcat e RENEA-s për pesë orë rrezikuan jetën
për evakuimin e banorëve. Gjatë këtij operacioni u
arrit evakuimi i rreth 45 të plagosurve rëndë dhe 200
të tjerëve me plagë më të lehta, por të traumatizuar.
• Më 03.04.2008 u bë i mundur në Tiranë arrestimi i
autorit të disa vrasjeve (me kishte rrezikshmëri të
lartë), Agim Boriçi, ku u angazhua dhe mori pjesë i
gjithë reparti.
• Më 04.05.2008, në Lezhë, u bë i mundur lirimi i një
personi që mbahej peng, vetëm me ndërhyrjen e
forcave speciale, ku nën breshërinë e armëve kallashnikov,
forcat policore ruajtën gjakftohtësinë dhe
mundësuan shpëtimin e pengut.
• Më 29.07.2008, shërbim në Gjirokastër - mori pjesë
i gjithë reparti, ku në fshatin Lazarat u bë i mundur
asgjësimi i 8 mijë rrënjëve narkotike në rreth 25 banesa
të këtij fshati, ku nën presionin e të shtënave me
armë zjarri të llojeve të ndryshme u krye me sukses
asgjësimi i bimëve narkotike.
• Më 19.10.2008, në Sarandë, njësia speciale e
zhytjes kreu shërbim në Butrint, ku gjetën vdekjen
në mënyrë tragjike pesë persona. Gjatë një periudhe
5-ditore, në sajë të kontrolleve të shumta dhe në
mënyrë të pandërprerë, relativisht me orë të gjata
zhytjeje nga palombarët u bë e mundur gjetja dhe
nxjerrja nga liqeni i Butrintit i gjithë kufomave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›