E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olga Lepeshinskaja, balerina e preferuar e Stalinit

Ajo ishte një kombinim i
përsosur virtuoziteti dhe
sharmi të pa rezis
tueshëm. Ky gjerdan
vetish të rralla e bën mbretëreshën
e roleve më të famshme të luajtura
në skenën e "Bolshoit", të tilla si
Kitri, në baletin "Don Kishoti" apo
Suanlidën në "Coppelia".
Përveçse ishte një balerinë e jashtëzakonshme,
duket se vëmendja
e Stalinit është tërhequr edhe nga
fakti se ajo kontribuonte me punën
e saj edhe në Partinë Komuniste
dhe Stalini e konsideronte si modelin
e balerinës sovjetike dhe
mishërimin e energjisë, bukurisë
dhe virtytit. Por gjithë ky entuziazëm
i saj, nuk arriti që të mbronte
bashkëshortin e saj të parë, një
shef i Shërbimeve Sekrete, të cilin
Stalini e burgosi me akuzën e komplotit
kundër tij. Pas burgosjes,
Lepeshinskaja u divorcua prej tij
me pretekstin se ai ishte "armik i
popullit". Pozicioni i Olgës, si e
preferuara e Stalinit, bëri që ajo të
kërcente edhe në bankete e darka
të ndryshme të organizuara brenda
mureve të Kremlinit, që shquheshin
për luksin dhe bollëkun e
tyre. Në një intervistë të fundit që
dha për shtypin, balerina rrëfeu se
ajo nuk kërcente balet klasik, por
diçka më të lehtë, siç mund të
kërcesh mes shokësh. Ajo kishte
edhe një karakter të fortë, që doli
në pah kur gjatë një shfaqjeje, në
vitin 1952, e cila kishte tri akte, ajo
duroi ndrydhjen e këmbës dhe
kërceu deri në fund sikur të mos
kishte ndodhur asgjë. Askujt nuk
mund t‘i besohej se ajo kishte kërcyer
mes dhembjesh të mëdha,
deri sa ra perdja dhe balerinës i ra
të fikët. Më pas, mjekët konfirmuan
problemin. Pas një pushimi
tremujor, ajo doli sërish në skenë,
çka është një kohë shumë e shkurtër
për rikuperimin e problemeve
me kockat. Lepeshinskaja
kryesoi edhe një trupë baleti që
shkoi të jepte shfaqje para ushtarëve
në front, gjatë Luftës së
Dytë Botërore. Ajo ishte shumë
aktive në politikë, madje që nga
vitet e adoleshencës. Ajo u zgjodh
në Këshillin e qytetit të Moskës në
vitin 1941, në moshën 25 vjeçe,
dhe u bë e famshme si për talentin
e saj të jashtëzakonshëm në kërcim,
ashtu edhe për devotshmërinë
ndaj Partisë dhe Bolshevizmit.
Gjatë një shfaqjeje para
ushtarëve rusë në Varshavë, në
vitin 1945, ajo dëgjoi se e kishin
caktuar që të luante rolin kryesor
në baletin e ri të Sergei Prokofjevit
"Hirushja" me koreografi të të
famshmit Rostislav Zakharov. Në
premierën në "Bolshoi", që u dha
në vjeshtën e po atij viti, Stalini u
mrekullua aq shumë nga loja e
balerinës, sa dha menjëherë urdhër
që ajo të dekorohej për herë
të parë me çmimin "Stalin". Ky ishte
vetëm i pari, pasi pas tij ajo e mori
atë edhe tri herë të tjera. Edhe ato
i mori në përfundim të premierave
të famshme dhe në vitin 1951,
Stalini, të cilin ajo e thërriste
"baba" e dekoroi me urdhrin
shumë të rëndësishëm për kohën,
"Artiste e Popullit" e Bashkimit
Sovjetik. Në moshë të avancuar,
Olga Lepeshinskaja e shihte Stalinin
me një sy shumë më kritik. Ajo
e ka përshkruar atë disa herë me
fjalët "njeri hakmarrës dhe zemërgur,
si të gjithë lindorët". Ajo vetë
lindi në Kiev në vitin 1916, në një
familje fisnikësh polakë. I ati, një
inxhinier, punoi katër vjet për
ndërtimin e hekurudhës së
Lindjes së Largët, në kufi me
Kinën. Që në fëmijëri, Olga kishte
një entuziazëm dhe energji të jashtëzakonshme
dhe duke qenë se
ishte shumë e lidhur pas të atit,
dëshironte që të merrte profesionin
e tij. Me baletin, ajo u lidh krejt
rastësisht, në moshën 9-vjeçare,
kur ndodhej me familjen në pushime
në Krime. Aty, një balerin i
"Bolshoit", e vuri re dhe i rekomandoi
që të shkonte te një specialist
për t‘u trajnuar e për të konkurruar
për balerinë. Edhe pse dështoi
në audicionin e parë për në Shkollën
e Baletit në Moskë, ajo u
thërrit pak më vonë që të zëvendësonte
një studente të vogël që ishte
sëmurë befas. Me të hyrë në
shkollë, përparimi i saj ishte i menjëhershëm.
Në moshën 17-
vjeçare, ajo ishte e para ndër 120
nxënës që u diplomuan me notat
maksimale dhe prej andej e çuan
menjëherë të punonte në
"Bolshoi". Në moshën 18-vjeçare,
ajo ishte balerina e parë në një sërë
premierash, duke e lënë publikun
pa mend me energjinë dhe gëzimin
e saj të jashtëzakonshëm. Triumfi
e shoqëroi në një numër të
madh baletesh si: "Tre burra të
shëndoshë" të Igor Moisievit, "Vala
e shndritshme" e Fjodor Lopukhovit,
"I burgosuri i Zakharovity" e të
tjerë. Ajo luajti edhe në pjesë
klasike si "Arrëthyesi", "Don
Kishoti". Madje, në përfundim të
lojës së këtij të fundit, partneri i saj
skenik e quajti "një forcë jetësore
të papërsëritshme që ndërthuret
me një sharm fantastik". Shumë
artistë dhe kritikë rusë mendojnë
se disa role të sajat, ato më të suksesshmit,
nuk janë eklipsuar nga
asnjë balerinë tjetër. Gjatë dhe pas
luftës, Olga e forcoi shumë pozitën
e saj në teatrin "Bolshoi" dhe luajti
edhe në pjesë të realizmit socialist,
që nuk kishin të bënin shumë
me artin. Megjithatë, edhe ato ishin
role shumë të mira. Olga kishte
një trup të shkurtër e muskuloz,
por kjo kaloi në plan të dytë, pasi
mënyrat e saj të kërcimiy dhe lëvizjet
ishin plot hijeshi, finesë dhe
energji. Megjithatë kur "Bolshoi"
bëri pas luftës shfaqjen e parë në
Perëndim, asaj iu kërkua që të
mos ishte balerinë e parë. Në pozicionin
e saj, ajo u zëvendësua nga
e famshmja Galina Ulanova dhe
Raisa Struchkova. Për audiencën
perëndimore, Olga ishte vetëm një
emër, pa fytyrë. Në atë kohë, Stalini
ishte zëvendësuar nga Hrushovi
dhe Olga ishte 40 vjeçe. Vitaliteti
dhe gjallëria e saj u zëvendësuan
nga Maja Plisetskaja.
Ndërkohë u martua për së dyti. I
shoqi i parë, gjenerali Leonid Rejhman,
ishte shefi i hetuesve të
Ministrisë së Punëve të
Brendshme dhe thuhet se ishte
përfshirë në fshehjen e masakrave
që bolshevikët u bënë polakëve
në vitin 1940, por u burgos në vitin
1951 nga Stalini, i dyshuar si pjesëmarrës
në të famshmin "Komploti
i doktorëve", që kishte synim asgjësimin
e vetë liderit. Pasi u lirua
nga burgu, në vitin 1956, ai pranoi
divorcin me të shoqen dhe pas
kësaj, balerina e famshme u martua
me gjeneralin Aleksej Antonov,
një martesë e lumtur, por fatkeqësisht
jetëshkurtër. Lumturia e çiftit
zgjati vetëm pesë vjet, pasi Aleksej
ndërroi jetë pas një aksidenti
të beftë automobilistik. Humbja e
bashkëshortit i shkaktoi verbëri
Olgës, që e detyroi të linte skenën.
Pas një operacioni në Itali, iu rikthye
drita e syve dhe në atë kohë
ajo lançoi karrierën e saj si mësuese
ndërkombëtare baleti dhe u
shndërrua në një nga figurat kryesore
të artit dhe kulturës në Bashkimin
Sovjetik. Në mesin e viteve
‘60, ajo ndihmoi në krijimin e një
kompanie baleti për Operën Komike
të Berlinit dhe për dhjetë vjet
qëndroi në krye të saj para se të rikthehej
në Moskë. Çmimeve të saj
të dhëna nga Stalini iu shtuan
edhe të tjerë patriotikë, përfshi
Urdhrin e Leninit, dy Urdhra të
Kuq Pune dhe një Urdhër i Revolucionit
të Tetorit. Në vitin 2000, Olga
Lepeshinskaja u dekorua me
çmimin e "Shpirtit të Kërcimit" nga
revista ruse "Balet". Përveçse në
vendin e saj, ajo është nderuar
edhe nga vende të tjera si Gjermania,
Suedia, Hungaria, Rumania,
Jugosllavia, Shqipëria dhe Filipinet.
Ndërkohë vazhdonte edhe karrierën
politike, duke qenë për një
kohë të gjatë zëvendëskryetare e
Komitetit të Grave Sovjetike dhe
më pas kryetare e Shtëpisë Qendrore
të Punëtorëve të Artit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›