Forcat e mëdha shmangin takimet

28/04/2005 Presidenti Moisiu detyron partitë të firmosin njohjen e zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut
Partitë nënshkruajnë me detyrim Kodin e Etikës, nisin përplasjet e ashpra
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, mbledh në presidencë përfaqësuesit e partive politike parlamentare, por nuk arrin të pajtojë dy liderat, Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Ajo që nga vetë Presidenti u cilësua si një kontratë morale mes forcave politike për të respektuar etikën demokratike gjatë procesit zgjedhor, duket se vetëm sa është dëgjuar dhe firmosur nga përfaqësues të partive politike. Nënshkrimi i kodit të sjelljes para zhvilimit të zgjedhjeve nga krerët e forcave politike, nën kujdesin e Presidentit, ka synuar që më shumë se një marrëveshje e moralshme të jetë një shenjë paqe dhe tolerancë mes kampeve të politikës. Gjatë nënshkrimit të kodit të sjelljes nga kryetarët e partive kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësues të Trojkës Evropiane në vendin tonë si shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, ambasadorin Salzman, ambasadori i OSBE-së, Pavel Vaçek, ambasadoren e SHBA, Marsi Ris.
Marrëveshja
I përbërë nga 12 pika kryesore, Kodi i Sjelljes është nënshkruar nga 15 parti politike. Me iniciativën e Moisiut, Kodi për zgjedhjet e 3 korrikut ka marë firmat e Koalicioni LZHK, Dashamir Shehu, PAD, Neritan Ceka, PBDNJ, Vangjel Dule, PDS, Paskal Milo, PD, Sali Berisha, PLDNJ, Ligoraq Karamelo, PR, Fatmir Mediu, PAA, Lufter Xhuveli, PB, Adriatik Alimadhi, PBLD, Arian Starova, PDR, Genc Pollo, PDK, Nikollë Lesi, LSI, Ilir Meta, PS, Fatos Nano, PSD, Skënder Gjinushi. Ndërkohë që kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, edhe pse kishte ftesë, nuk ka marrë pjesë në nënshkrimin e kodit të sjelljes. Kjo dhe për shkak se PLL është pjesë e LZHK-së.
Kodi i Sjelljes
Respektimi i pikave që parashtron Kodi i Sjelljes nga subjektet politike do t'i krijojnë Shqipërisë një klimë të favorshme për të zhvilluar zgjedhje sipas standardeve të kërkuara nga organizmat ndërkombëtare. Sipas Kodit, forcat politike angazhohen që të njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe të respektojnë legjitimitetin e institucioneve të dala prej tij. Gjithashtu, forcat politike angazhohen që të mos përdorin paratë publike në fushatë elektorale, të garantojnë se në veprimtarinë elektorale, do të zbatojnë norma civile e paqësore, dhe se nuk do të nxisin dhunën dhe urrejtjen reciproke midis grupeve të ndryshme ose komuniteteve. Moisiu tha se “Kodi i Sjelljes në vetvete nuk është një ligj i shprehur në mënyrë juridike, por një kontratë morale, që vjen dhe synon të vërë interesat e vendit dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike mbi çdo interes tjetër”. Sipas kreut të shtetit, është përgjegjësi e gjithë faktorit politik në Shqipëri që angazhimi i ndërmarrë të mos mbetet në letër, por të gjejë zbatim. Ky hap i ndërmarrë nga Mosiu ka ardhur paralelisht edhe me rekomandimet e shumta të ndërkombëtarëve, duke i kujtuar dhe një herë të gjithë faktorit politik në Shqipëri se zgjedhjet e 3 korrikut janë testi dhe shanci që vendi duhet të kalojë më sukses për t'u futur në rrugën e vështirë të integrimit.
Nano, Berisha e Meta shmangin takimet
Klimë e ftohtë mes kryetarëve të partive politike gjatë pranimit të dokumentit të hartuar nga kreu i shtetit për të rritur mirëkuptimin mes forcave politike para dhe gjatë zgjedhjeve. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Kodit të Sjelljes në Presidencë, ka rënë në sy dhe atmosfera aspak miqësore mes dy liderëve, Nano dhe Berisha. Duke respektuar protokollin e përcaktuar nga Presidenca, krerët e partive aleate të majta kanë kursyer dhe shtrëngimet e duarve mes tyre. Presidenti konsensual, i zgjedhur nga negociatat mes Nanos dhe Berishës, ka ndërmarë në këtë mënyrë përmirësimin e marrëdhënieve mes dy kampeve kryesore të politikës në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të 3 korrikut. Gjatë ceremonisë, Nano dhe Berisha janë munduar të ruajnë distancën mes tyre, duke mos u përshëndetur. Të njëjtën gjë ka bërë dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili ka devijuar takimin qoftë më Nanon, qoftë më Berishën. Pas gjithë ceremonisë të Kodit të Sjelljes, një gjë është e qartë: politikanët shqiptarë para se të respektojnë rregullat dhe ligjet e pranuara nga vetë ata duhet të “zhvishën” më parë nga ethet e një gare për pushtet.
Fatos Nano
Është iniciativa e munguar, e marrë denjësisht nga Presidenti për të siguruar angazhimin edhe formal të partivem që të respektojnë rregullat e etikës që burojnë nga Kodi. Kjo firmë të jetë e patjetërsueshme për rezultatin, s´do të dëshiroja që askush të përdorte këtë firmë për të kontestuar zgjedhjet.
Sali Berisha
Me nënshkrimin e Kodit të sjelljesm partitë politike në vend dëshmuan zotimin për të zhvilluar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm për të njohur rezultatet e këtij procesi në rast se ai kualifikohet i tillë nga vëzhgusit ndërkombëtarë, të cilët kanë autoritetin për të gjykuar.
Dashamir Shehi
Them që do zbatohet, por, sidoqoftë, është vetë një marrëveshje morale, më shumë se kaq nuk ka vlerë. Por, edhe shumë moral në politikën shqiptare nuk ka pasur, kështuqë nuk ma ha mendja se do gjej shumë zbatim, megjithatë, përsëri është një shenjë dhe një iniciativë pozitive.
Genc Pollo
Data 3 korrik është një sfidë e madhe, sepse të gjithë aktorët e përfshirë në proces, partitë politike dhe kandidatët, duhet të bëjnë një fushatë paralele për të bindur shqiptarët, për të shpjeguar që është e nevojshme pjesëmarrja në votime, si një themel i domosdoshëm i demokracisë.
Lufter Xhuveli
Është një hap pozitiv i hedhur për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Them që politika shqiptare po dëshmon se është futur në rrugën e maturimit të vetë politik dhe me një shkallë më të lartë përgjegjësie. Nënshkrimi i këtij Kodi është vetëm hapi i parë.