"Operacioni" në treg, betejë me globalizmin
28/04/2005 Artisti Armand Lulaj (por që preferon të shihet si një individ që reagon dhe jo si artist) ka realizaur dje në tregun industrial një operacion "kirurgjikal". Ai ka deklaruar për "Metropol" se, kjo ndërhyrje në treg synon të tregojë se "tregu është një hallkë e parë nga ku zë fill 'loja' e madhe. Duket si lojë beketiane, skizofrenike, absurde, por unë jam duke organizuar një seri performancash për të dhënë një ide, një shpërthim që nuk do të lejë 'pasoja', një reflektim mbi disa momente...". Një performancë e mundësuar nga dhoma e tregtisë italo-orientale.
Një "operacion" artistik në treg... me blerje dhe shitje...
Kur mendoj për një projekt jam shumë i vëmendshëm në analizën e situatës, kryesisht asaj shoqërore. Këtë e bëj në çdo vend që shkoj, këtë bëj edhe kur vij në Tiranë, një qytet global, duke e parë sikur të isha një i huaj. Kjo, pasi më ndihmon të analizoj më saktë strukturat shoqërore të një qyteti. Synimi im ishte të flas për globalizmin dhe botën anarkike. Çdo të thotë kjo? Kur unë realizoj një ndërhyrje të tillë si blerja e mallit në treg, i cili është një strukturë sociale që përfshin me shumë "lezet" demokracinë e një shteti, ku unë arrij të blej një mall, ta përdor për interesat e mia personale dhe ta rishes brenda ditës, me një zbritje 50%, te të njëjtët tregtarë, kjo do të thotë që unë kërkoj të ndryshoj strukturat sociale të një shteti. Eshtë kjo, pikërisht dëshira dhe synimi im.
Tregu është një strukturë e pavarur, që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me shtetin. Çfarë nënkuptoni me ndryshimin e kësaj strukture sociale?
Në epokën që jetojmë tregu nuk është aspak i lirë. Me këto rregulla që imponon globalizmi, tregu nuk është aspak demokratik. Kur flas për struktura sociale, kam parasysh situatën politike në Shqipëri, mendoj shumë për ndryshimet e pakta që mund të ndodhin midis aktorëve të politikës shqiptare. Këto ndryshime synon ndërhyrja ime.
Përse mendoni se politika ndikon kaq shumë në tregun e lirë?
Politika nuk ndikon vetëm në tregun e lirë, ndikon në të gjithë shoqërinë. Unë jam një i ri, që ndjehem i "lirë" dhe dëshiroj të jap disa mesazhe dhe të prek disa instanca të rrezikshme, sikundër janë politika dhe shteti. Unë jam për shtetin e të drejtës, por që për fat të keq, nuk ekziston në shumë vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë.
Çfarë ju bën ta ndjeni veten të "lirë", në fakt të kufizuar?
Vetë strukturat institucionale më bëjnë të ndjehem i kufizuar, të cilat më mbajnë të kufizuar në një "burg", duke mos më afruar mundësinë e lëvizjes, kudo që do të dëshiroja të shkoja dhe jo vetëm, por edhe mendimet e mia.
Pra, në thelb, performanca juaj nuk ka të bëjë me tregun në vetvete, por ndaj strukturave që krijojnë "rregullat e lojës", jo vetëm në treg...
Kjo është mëse e vërtetë. Tregu është një hallkë e parë nga ku zë fill "loja" e madhe. Duket si lojë beketiane, skizofrenike, absurde, por unë jam duke organizuar një seri performancash për të dhënë një ide, një shpërthim që nuk do të lejë "pasoja", një reflektim mbi disa momente. Këtu qëndron edhe fuqia e artit, që në rast se shoqëria, individët arrijnë të perceptojnë dhe kuptojnë disa nga këto momente, në një vend si Shqipëria, pasi në vende të tjera mund të "luhet" edhe ndryshe, besoj se do të ketë mirëkuptim dhe do të krijohen premisat për një debat shumë të fuqishëm dhe të dobishëm.
Mos ndoshta këto reflektime favorizojnë anarkizmin, pasi shteti është një strukturë që i ka "mbijetuar" kohës...
Pas viteve '90 këtu ishte gjithçka në anarki. Këto përbëjnë spuntot e mia. Unë përpiqem të krijoj disa "zona të lira" të përkohshme, tendenca që bota globaliste kërkon t'i zhdukë, por që për fat të mirë ne ende përpiqemi t'i ruajmë. Këto zona janë prezente, ku ka një mendim të lirë, veprim të lirë, ku njeriu mund të veprojë pa ndihmën e strukturave sociale, por kur krijon disa zona të tilla, ideja shndërrohet në ide politike. Por duke i vënë këto zona të lira të përballen bashkë, ideja humbet tërësisht. Kjo është logjika mbi të cilën jam bazuar në këtë periudhë.
Globalizmi po kundërshtohet edhe praktikisht..., pra reagime ka...
Ekspozita të fuqishme si "Manifesta", "Documento di Cassel" etj., janë orientuar në këtë lloj strategjie, kjo tregon se edhe arti po lufton fort në këtë drejtim. Eshtë një mbrojtje kulturore që po e realizoj së bashku me Stefanon, në këtë projekt të përbashkët. Me këtë projekt synoj të "infektoj" të rinjtë, për një angazhim më të fuqishëm në problematikën sociale. Unë nuk e ndjej veten time si artist, unë përpiqem të njoh sa më mirë një situatë të cakatuar, për të ndërhyrë sa më saktë, në mënyrë kirurgjikale.