Sot në seancë votohen çmimet e pronave

28/04/2005 Deputetët do të zgjedhin mes propozimeve të Komisionit të Ekonomisë dhe të Bujqësisë
Toka truall nga 70 në 750 euro, njësia bujqësore nga 130 deri në 600 lekë
Sot në seancë plenare do të votohet drafti përfundimtar mbi përcaktimin e çmimeve të tokës në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronarëve. Komisioni i Ligjeve ka dhënë dje vendimin përfundimtar mbi metodikën që do të mbështesë në Kuvend, duke i cilësuar formulat e paraqitura prej Komisionit të Ekonomisë si më të favorshmet. Megjithatë, deputetët do të zgjedhin në votimin përfundimtar mes formulave të Komisionit të Bujqësisë dhe atij të Ekonomisë.
Komisioni i Ekonomisë
Në propozimet e dhëna prej Komisionit të Ekonimisë, çmimi i m2 të truallit në Tiranë nuk do të jetë më shumë se 606 euro. Ndërsa vlera minimale do të jetë deri në 78 euro. Ndërsa në trojet turistike, çmimi do të jetë nga 40 euro deri në 206 euro. Këto çmime janë mbështetur dje dhe nga Komisioni i Ligjeve, që ka pranuar të hiqet kufizimi për kompensimin fizik. Ndërsa në metodikën e pronave, të paraqitur prej komitetit shtetëror, nuk lejohet që një pronar të marrë kompensim me tokë nën 1000 m2 në tokë truall urban dhe nën 500 m2 në truall në zona turistike. Kjo për shkak se do të vaforizohen ndërtimet që bien në kundërshtim me urbanistikën. Sipas deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe atyre të Ekonomisë, nuk është e pranueshme që të vihen kufizime të tilla. Sipas tyre, ndërtimet në këto zona do të jenë konform rregullores së urbanistikës dhe nuk ka pse të vendosen kufizime të tilla në ligj.
Komisioni i Bujqësisë
Sipas vendimit të Komisionit të Bujqësisë, çmimi i tokës truall në Tiranë do të shkojë nga 78 euro në 750. Kjo sepse koeficienti i ndrëtueshmërisë është më i lartë nga sa është dhënë në metodikën e pronave. Ndërsa dhe për tokën në zonat turistike do të ketë një rritje të çmimit maksimal në 250 euro. Komisioni i Bujqësisë ka vendosur që në metodikë të përcaktohet qartë dhe vlera e tokave turistike në zonat kontinentale, siç janë Dajti apo Dardha e Korçës. Çmimi në këto raste do të jetë deri në 20 euro m2.
Debatet
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë deklaruar votën e tyre kundër. Sipas Spartak Brahos, metodika e paraqitur nuk parashikon zgjidhjen e çështjes së pronave, ndaj LSI-ja do të jetë kundër këtij drafti. Duket se dhe deputetët e PD-së do të votojnë kundër kësaj metodike. Sipas Fatos Bejës, në metodikë nuk janë vendosur çmimet e tregut, por janë dhënë formula artificiale. Megjithatë, do të jetë vota e shumicës parlamentare, që do të vendosë përfundimisht për çmimin e tokës në procesin e kthimit dhe të kompensimit të pronave.
606 euro toka truall urban
208 euro toka truall turistike
20 euro toka kontinentale
1-5 euro toka bujqësore