LSI: Ulim akcizën e naftës për bujqësinë po morëm pushtetin

28/04/2005 Meta paraqet strategjinë për rimëkëmbjen e fermerëve në Shqipëri
Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar ulje të akcizës së naftës për Bujqësinë dhe kreditimin e fermerëve, si rruga e vetme për rritjen e ekonomisë dhe të bujqësisë në Shqipëri. Gjatë tryezës së zhvilluar dje mbi bujqësinë, kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se "sfida e LSI në mandatin e saj qeverisës do të jetë rritja e prodhimit bujqësor të vendit dhe ulja e kostos, të cilën do ta realizojmë duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën, përmirësuar teknologjinë e prodhimit dhe përpunimit të produkteve, uljen e tarifave doganore për lëndët e para, rritur standardet e cilësisë dhe të sigurisë të produkteve, hartuar e promovuar programe të marketingut bujqësor, hequr, pa kufizim, në të gjithë vendin, akcizën e karburanteve për mekanikën bujqësore dhe serat". Gjithashtu, Meta është shprehur për luftë pa kompromis mbi monopolet, duke bërë të mundur shmangien e ndikimit të tyre në përcaktimin e koniunkturave të kërkesë-ofertës. Ndërsa rritja e nivelit të kreditimit bujqësor, sipas Metës, do të arrihet nëpërmjet një kompleksi masash. "Ngritja e një banke me profil bujqësor, duke pasur parasysh shmangien e menaxhimit shtetëror, nxitur pjesëmarrjen e kapitalit të huaj dhe pjesëmarrjen e sa më shumë fermerëve me cilësinë e aksionerëve, ngritjen e “Fondit të Garantimit të Kredive Bujqësore” si mjet komplementar garancie për bankat, apo institutet e kreditit, që do të financojnë agrobiznesin", do të sjellë, sipas kreut të LSI-së, rezultate të konsiderueshme. Nga ana tjetër, Edmond Panariti ka theksuar se duhen marrë pasa për të ndaluar degradimin e burimeve natyrore, sidomos luftën kundër erozionit, përmbytjeve dhe shpyllëzimeve.
Për të përgjysmuar koston e prodhimit vendas të peshkut, duke subvencionuar uljen e çmimit të naftës. Për të hapur shpejt eksportin e molusqeve në vendet e BE-së
Rajonalizim të kulturave bujqësore, sipas kushteve gjeoklimatike, traditave të zonave
Masa për të zhvilluar prodhimet “bio”, në mbështetje të zhvillimit të agroturizmit
Masa për sëmundjet infektive të kafshëve, të cilat rrezikojnë dhe shëndetin e popullatës, duke rritur mbulesën vaksinale të tyre nga 30 për qind në 100 për qind
Ligje në fushën e cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve, duke krijuar autoritetin kombëtar të ushqimit.