E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tato nis fushatën elektorale si i pavarur në Elbasan

28/04/2005  Peticionet e bazës do të shqyrtohen në mbedhjen e ditës së premte

Socialistët e zonës elektorale numër 55, në rrethin e Elbasanit, kanë dërguar peticion në selinë qendrore të Partisë Socialiste për të mbështetur në këtë mënyrë deputetin aktual të kësaj zone Agron Tato. Gjatë një takimi me banorë të kësaj zone, vetë Tato është shprehur se “Partia Socialiste ka sjellë ndryshimin e kërkuar, duke përfunduar investime të rëndësishme rrugore që i shërbejnë zhvillimit të zonës. Por duket se elektorati ka humbur besimin te të zgjedhurit apo te të emëruarit dhe ky është një problem i madh për politikën e sotme. Rikthimi i besimit te zbatimi i ligjit për të gjithë dhe te përfaqësimi dinjitoz dhe i papërlyer i të zgjedhurve, për të fituar besimin e zgjedhësve duhet të merret parasysh mendimi i tyre, duke pranuar edhe atë çfarë kërkojnë ata”. Ndërkohë, një përgjigje të qartë për banorët e kësaj zone njëkohësisht dhe për shumë zona të tjera të vendit për përcaktimin se kush kandidat do t'i përfaqësojnë në zgjedhjet e 3 korrikut do të vijë vetëm në mbledhjen e kryesisë ditën e premte. Aktualisht vetë Tato ka evituar të bëjë deklarata pro apo kundër rikthimit të tij në fushatën elektorale të verës nën siglën e PS-së. Megjithatë, duket se ky nuk është veprimi i vetëm, ku përfaqësues të lartë të PS-së deklarojnë iniciativa për të dalë si kandidatura më vete. Në disa zona dhe emra të ndryshëm kanë theksuar se do të dalin si të pavarur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›