E Diel, 1 Nëntor 2026

KKRT, asistencë për monitorimin e fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit për monitorimin e fushatës sё zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas KQZ-së, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i palëve, në përputhje me detyrimet ligjore, për përcaktimin e rregullave, për shfrytëzimin e kapaciteteve teknike të KKRT-së, për nevojat e monitorimit të fushatës zgjedhore, në radion dhe televizionin publik dhe privat, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Në bazë të këtij memorandumi, KKRT-ja do të marrë përsipër vënien në dispozicion të Bordit të Monitorimit të Medias, strukturë e KQZ-së, pajisjet teknike për monitorim. Të vërë në dispozicion të bordit ambiente të mjaftueshme për kryerjen e monitorimit, studion e monitorimit dhe personelin teknik dhe monitorues përkatës. Ndërsa KQZ do të marrë përsipër shpenzimet financiare për pagesën e personelit, që do të angazhohet për monitorim. Regjistrimi i sinjalit në mënyrë dixhitale do të bëhet nga Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit deri në 15 operatorë radiotelevizivë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›