Forcohen marrëdhëniet,Tajlanda me konsull nderi në Shqipëri

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Tajlandës shënojnë një tjetër dimension në drejtim të bashkëpunimit. Kjo pasi tashmë Tajlanda do të ketë Konsullin e saj të nderit në vendin tonë, post ky që do të mbahet nga biznesmeni i njohur shqiptar, Zamir Mane. Gjatë fjalës së tij zoti Mane tha se do të angazhohet për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Tajlandës.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, siguroi për vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë ekonomik dhe politik mes dy vendeve.
Në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së nderit të Tajlandës, ishte i pranishëm kryeministri Sali Berisha, ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, politikanë, zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, Ambasadorë të akredituar në Tiranë biznesmenë të shumtë, përfaqësues të medias etj.