Formatimi i KQZ-së: OSBE kundër variantit PS-PD
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Robert Bosh ka shprehur mendimin se KQZ duhet të qëndrojë me formulën që është aktualisht, 8+1 dhe jo me shtatë anëtarë siç mendohet të caktohet në kodin e ri që pritet të miratohet këto ditë. Madje, mësohet se Bosh ua ka shprehur qëndrimin e tij edhe përfaqësuesve të dy partive kryesore”
OSBE është kundër propozimit më të fundit të dy partive të mëdha për të ndryshuar numrin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 9 në 7. Përfaqësuesi i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosh, ka shprehur mendimin se KQZ duhet të qëndrojë me formulën që është aktualisht, 8+1 dhe jo me shtatë anëtarë siç mendohet të caktohet në kodin e ri që pritet të miratohet këto ditë. Madje, mësohet se Bosh ua ka shprehur qëndrimin e tij edhe përfaqësuesve të dy partive kryesore. Ky qëndrim i tij është bërë publik edhe dje gjatë një reagimi pas protestës së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe LRI-së para zyrave të OSBE-së. LSI dhe LRI menjëherë pas konventës kombëtare të jashtëzakonshme të partisë së tyre kanë protestuar në mbrojtje të votës së lirë. Në një dalje publike në respekt të protestuesve, të cilët ishin vendosur përpara zyrës së tij në kryqytet, Bosh ka thënë se OSBE po monitoron zhvillimin e Reformës Zgjedhore por ndërkohë ka shtuar se ajo nuk mund të ndryshojë vendimet që merren në Parlament nga ligjvënësit.
Përgjigjja
“Ne nuk kundërshtojmë vendimet e Parlamentit. Kuvendi është një institucion demokratik dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë kur vendos ai”, - ka shtuar Bosh. Edhe pse ai ka ritheksuar se mbështet variantin 8+1 për përbërjen jo vetëm të Komision Qendror Zgjedhor, por dhe të gjitha komisioneve të tjera zgjedhore. OSBE ka këmbëngulur në mënyrë të vazhdueshme që politika shqiptare të përfundojë në afat Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesit e saj, por dhe të ODHIR-it në vendin tonë, gjithmonë kanë kërkuar një proces sa më trasparent dhe gjithëpërfshirës, por ndërkohë pa dhënë variante konkrete se cila do të ishte zgjidhja më e mirë e vendit tonë. Qëndrimi i Boshit për një KQZ me 9 anëtarë duket se ka ardhur nga presionet e vazhdueshme të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe akuzave të ashpra të saj kundrejt PS-së dhe liderit të saj Edi Rama pa përjashtuar dhe akuzat për Sali Berishën. LSI prej ditësh po akuzon socialistët se duan të minimizojnë numrin e anëtarëve të KQZ-zë po dhe të komisioneve të tjera zgjedhore me qëllimin e vetëm për të eliminuar përfaqësimin e LSI-së në këto struktura. Sipas LSI-së, Rama dhe Berisha po përgatisin manipulimin e radhës së votës së shqiptarëve dhe për të bërë këtë e kanë shumë më të lehtë nëse në komisionet zgjedhore mungojnë përfaqësuesit e LSI-së. Edhe pse nuk është zyrtarizuar, burimet nga komisioni kanë konfirmuar se propozimi i ardhur nga ekspertët synon që të riformatojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu me Kodin e ri, KQZ nuk do të ketë më 9 anëtarë, gjë kjo e përcaktuar në ndryshimin e parë të Kushtetutës për të favorizuar LSI-në dhe PDK-në, por vetëm 7 anëtarë, tashmë edhe jo si organ kushtetues. Gjithashtu, është caktuar që të shtatë anëtarët do të zgjidhen vetëm nga Parlamenti dhe Presidenti apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk do ta kenë më këtë kompetencë në Kodin e ri. Mandati i KQZ-së ulet nga 7 në 4 vjet, në mënyrë që të përkojë gjithmonë me mandatin e Parlamentit, duke garantuar kështu balancën politike në këtë institucion. Një tjetër ndryshim është që kryetari i KQZ tashmë do të zgjidhet në Parlament me një procedurë veçmas nga anëtarët e tjerë dhe do t i përkasë mazhorancës. Ndërsa nënkryetari zgjidhet në KQZ dhe do t i përkasë opozitës. Është përcaktuar gjithashtu që dy grupet e mëdha parlamentare, në këtë rast, PD dhe PS, do të kenë të sanksionuar në kod të drejtën për të pasur nga dy anëtarë të propozuar direkt prej tyre. Ndërkohë që dy anëtarët e tjerë do të propozohen nga deputetët e grupeve të tjera parlamentare, përkatësisht, njëri nga pala e opozitës, tjetri nga ajo e mazhorancës. Por propozimi nuk do të thotë automatikisht edhe miratim. Vota për 2 kandidatët e tjerë do të jepet, vetëm pasi të jetë marrë pëlqimi përkatësisht ai i opozitës nga Partia Socialiste dhe ai i mazhorancës nga Partia Demokratike.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008