“Koalicioni i 6 majit po e kthen vendin në vitin 1996”
Autori i Lajmit: red.
Vendi është përballë një kërcënimi katastrofik ndaj demokracisë dhe legjitimitetit të Parlamentit të ardhshëm. Kështu e nisi përshëndetjen e tij në konventën e LSI-së, kreu i Partisë Socialiste 91, Petro Koçi. Sipas tij, koalicioni “26 Maji Rama-Berisha” po na kthen 12 vjet mbrapa, në vitin 1996. “Vëllezërit Rama-Berisha kanë vendosur jo ta zgjedhin, por ta emërojnë Parlamentin e ri. Demokracia parlamentare nuk u dashka të jetë më vullnet politik i qytetarëve që zgjedhin kë të duan, por një proces numërimi votash si në demokracitë fashiste”, - tha ai. Koçi pohoi se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës i vunë fadromën Kushtetutës së Mejdanit, Nanos, Gjinushit e Majkos, të ndërtuar me lejen e shqiptarëve dhe ngritën republikën e tyre të përbashkët antiparlamentare! Sipas tij, politika e re e Ramës betonizoi pushtetin personal të Berishës jo vetëm mbi gjithë spektrin e djathtë politik, por edhe mbi vetë Parlamentin. “Në këmbim, Rama mori premtimin për t u ndihmuar në projektin e tij për të eliminuar çdo të majtë ndryshe, çdo të majtë me mendim pa leje! Shteti i politikës së re është shteti i monopoleve politike dhe financiare! Përpjekja prej dhelpre për të pretenduar se deputeti i pasur socialist i pishinave ia ka hedhur ujkut Berisha, e bën edhe më të ulët pazarin politik kundër Kushtetutës”, - theksoi ai. Koçi shtoi më tej se në kulmin e shfaqjes së Teatrit Politik Kombëtar Rama -Berisha me drejtoreshë Jozefina Topallin, që ka për subjekt veprë e fundit të Berishës të titulluar Fazliç , merret vesh për marrëveshjen e re dhe historike të manipulimit dypalësh të zgjedhjeve të ardhshme. “Bashkë për të mbrojtur demokracinë! Bashkë për të mbrojtur votën e lirë”, e mbylli Koçi fjalën e tij përshëndetëse.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008