E Diel, 1 Nëntor 2026

Formohet bordi i monitorimit të mediave për fushatën elektorale

Me fillimin e fushatës elektorale përkon edhe formimi i bordit të monitorimit të mediave për pasqyrimin e fushatës elektorale. Bordi i udhëhequr nga Basir Çollaku, drejtor i informacionit i në Mediasat, përbëhët nga 7 anëtarë, të cilët janë: Rexhep Polisi, gazetar i Rilindjes Demokratike, Blerina Toslluku, gazetare po të Rilindja demokratike, Artur Bego, zëvendëskryeredaktor i gazetës 55, Hamdi Jupe, gazetar veteran i Zërit të Popullit, aktualisht është në profesion të lirë, po njësoj si Shqyri Meka, dikur zëvendëskryeredaktor i Zërit të Popullit, Iris Luaris, gazetare me përvojë në radio, analiste e medias dhe aktiviste e shoqërisë civile, vazhdon prej vitesh të japë njëkohësisht mësim si pedagoge në shkollën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Mësohet se anëtarët e bordit janë emëruar javën e shkuar në një mbledhje urgjente pasdite, edhe kjo pa praninë e mediave, ndërkohë janë propozuar secili prej një anëtari të KQZ-së. Për sa i përket kritereve të kandidatëve, mjaftonte të kishin arsimin e lartë, tre vjet eksperience punë si gazetarë dhe të mos ishin të dënuar me parë. Detyra e bordit është monitorimi i mediave elektronike gjatë fushatës zgjedhore. Grupe të fuqishme mediatike, do të jenë kështu në dorë të bordit, i cili nëse mendon se ka vërejtur shkelje, në raportet e tij ditore për KQZ-në mund të kërkojë gjobë disamilionëshe apo deri mbylljen 48 orësh të operatorit radio-televiziv. Kriteret e monitorimit janë ato të paanësisë dhe profesionalizmit në pasqyrimin e aktiviteteve të partive politike gjatë fushatës. Por, monitorimi përjashton median e shkruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›