KQZ kërcënon njësitë vendore:Kush nuk dorëzon listat brenda afatit, ndjekje penale

Miratohet lista e kandidatëve për deputetë të PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën apel për të disatën herë njësive vendore që të dorëzojnë sa më shpejt listat e votuesve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Afatin përfundimtar për dorëzimin e listave të votuesve, KQZ-ja ka shpallur datën 30 maj. Vonesat e deritanishme të njësive vendore, lidhur me paraqitjen e listave të votuesve, kanë krijuar vështirësi të mëdha për mbarëvajtjen e përgatitjeve mbi procesin zgjedhor, duke e cenuar rëndë atë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, edhe gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-s, u bëri thirrje njësive vendore që të paraqesin sa më parë listat e votuesve, pasi zgjedhjet po rrezikohen për shkak të këtyre vonesave. Kështu, njësitë vendore të 12 qarqeve në Shqipëri, të cilat ende nuk i kanë dorëzuar listat e votuesve kanë 4 ditë afat për ta bërë, në të kundërt përgjegjësit për këtë punë do të ndiqen penalisht, ashtu siç e parashikon ligji. Ristani u shpreh se komunat dhe bashkitë po pengojë procesin zgjedhor dhe konkretisht shtypjen e fletëve të votimit. Njësitë vendore të 12 qarqeve në Shqipëri, të cilat ende nuk i kanë dorëzuar listat e votuesve kanë 4 ditë afat për ta bërë. Ndërkaq, gjatë mbledhjes së djeshme KQZ-ja caktoi ditën e shtunë, pra datën 30 maj, si afatin përfundimtar për vendorët që të përgatisin listat me emrat e qytetarëve që do të thirren për të dhënë votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Janë gjithsej 383 njësi të qeverisjes vendore që nuk i kanë dorëzuar ende listat e votuesve. KQZ dha alarmin se standardet e zgjedhjeve po cenohen nga vendorët. Disa njësi vendore dhe disa komuna në të gjithë vendin, kanë refuzuar të sjellin listën paraprake të zgjedhësve, ndërkohë që ka kaluar afati ligjor dhe për ato përfundimtare. Njësitë e qeverisjes vendore kanë për detyrë të sjellin në KQZ listat përfundimtare të zgjedhësve. Sipas ligjit, ato duhet të sjellin pranë Komisionit numrin e zgjedhësve për çdo qendër votimi, numrin e çdo qendre votimi dhe vendndodhjen e çdo qendre votimi, Ne sot jemi sot në prag të përfundimit të këtij procesi dhe akoma nga njësitë vendore nuk ka ardhur një e dhënë e tillë, u shpreh Ristani. Sipas ligjit listat përfundimtare të votuesve duhet të vinë në KQZ jo më vonë se 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve, që do të thotë maksimumi deri ditën e shtunë (30 maj). Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sanksionin me gjobë 50 mijë lekë për kryetarët e 77 njësive vendore. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, shkoi më tej duke thënë se në rast se kryetarët e njësive vendore do të vazhdojnë të mos plotësonin këtë detyrim ligjor, do të shkonin edhe për ndjekje penale. Ndërkaq, një fenomen tjetër negativ që po krijon vështirësi në në procesin zgjedhor, është edhe vonesa e subjekteve zgjedhore në paraqitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e qershorit me rregullimet e kërkuara nga KQZ-ja, si në dokumentacion, ashtu edhe në plotësimin e kriterit të përfshirjes së grave në masën 30 %. Kështu, vonesat e deritanishme të partive politike, sidomos të partive të vogla, lidhur me paraqitjen e dokumentacionit të nevojshëm, kanë krijuar vështirësi për mbarëvajtjen e përgatitjeve mbi procesin zgjedhor. Lidhur me këtë fenomen të rrezikshëm për procesin zgjedhor, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, pasi i ka vënë në dukje se vonesat me listat, u bën thirrjeve partive politike që nuk i kanë dorëzuar ende listat, që ti paraqesin ato sa më parë pranë KQZ-s, pasi afati përfundimtar për pranimin e tyre është data 27 maj. Ristani ndër të tjera u bën apel partive politike që të bashkëpunojnë për plotësimin e dokumentacionin dhe ka pohuar se KQZ-ja, nuk do të pranojë listën e asnjë subjekti zgjedhorë mbas afatit të përcaktuar. Listat e këtyre partive u kthyen pasi kishin mangësi në dokumentacion, gjë e cila shkelte kodin zgjedhor. Në zgjedhjet e 28 qershorit janë regjistruar 4 koalicione Aleanca e Ndryshimit, Bashkimi për Ndryshim, Aleanca Socialiste për Integrim dhe Aleanca Poli i Lirisë.