E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Të gjithë kandidatët për deputet duhet të ikin nga postet drejtuese

Në listat e kandidateve për deputete janë shumë emra që mbajnë funksione të ndryshme shtetërore si në pushtetin vendor, ashtu edhe në atë qendror, funksione të cilat janë të  papajtueshme me Kushtetutën në momentin që këta funksionar janë shpallur si kandidatë për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu mund të përmendim Spiro Ksera, i cili është shpallur kandidat për deputet, por që aktualisht mban postin e Prefekti të Gjirokastrës. Lefter Maliqi, edhe ky figuron në listat e kandidatëve në zgjedhjet e qershorit, por është kryetar i komunës Otllak në qarkun e Beratit. Ndër të tjera mund të përmendim edhe Gerti Bogdanin, i cili është kryetar i Njësisë Bashkiake Nr. 10 në Tiranë, njëkohësisht edhe Kryetar i Forumit Rinor Demokrat, tani është shpallur nga PD-ja edhe si kandidat për deputet. Natyrisht, sipas ligjeve në fuqi Bogdani dhe të tjerët duhet të japin dorëheqjen pasi kanë pranuar të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kushtetuta detyron të gjithë personat me funksion gjyqtar, prokuror, ushtarak, diplomatë, prefektë, kryetare të njësive vendore madje dhe Presidentin e Republikës të dorëhiqen nga këto poste në momentin që shpallin kandidimin. Nëse nuk e bëjnë këtë, ekspertet kostitucionalistë shpjegojnë, se ata kthejnë në të pavlefshme mandatin e deputetit. Heqja dorë nga postet drejtuese për disa funksione siç është ai i kryetarit të Bashkisë apo komunës pasohet me zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Ndërkaq, shembullin e një dorëheqje nga posti drejtues, pasi ka shpallur kandidaturën për deputete, e Vasilika Hysi, e cila ishte Kryetarja e KSHH. Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Leonard Olli, shprehet se votimet e mundshme për njësitë vendore, do të mbahen pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Deri në zgjedhjen e drejtuesve të rinj këtë detyre do ta kryejnë zv/kryetarët e Bashkive dhe komunave. Kësaj procedure duhet ti nënshtrohet njësia numër 10 në Tiranë, pasi kryetari Gerti Bogdani ka një vend të sigurt në listën e kryeqytetit për në parlamentin qendror apo dhe disa kryetare demokratë në komuna të tjera, u shpreh Olli gjatë fjalës së tij. Partia Socialiste nuk ka përfshire në listat e saj kryetare të njësive vendore madje as vetë kryebashkiakun Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste i cili nuk do të jetë deputet edhe nëse partia e tij fiton zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›