Presidenti, apel femrave të politikës të mos të shndërrohen si meshkujt e politikës

Topi: Uroj që gratë të mos cenojnë natyralitetin e tyre
Presidenti Topi ka bërë apel që pjesëmarrja e gruas në shoqëri, në institucione, të jetë një proces natyral dhe një proces jetik për shoqërinë tonë. Nisur nga fushata zgjedhore, kreu i shtetit i ka bërë thirrje të gjitha femrave shqiptare që merren me politikë, që të kenë solidaritet, në jetën aktive të distancohen nga meshkujt, dhe të tregojnë natyralitetin e tyre. Edhe pse përfaqësoni kampe të ndryshme, duhet që dialogu juaj, debati juaj të jetë shumë elegant dhe të mos jetë i ngjashëm me debatin e ashpër, që bëhet midis politikanëve burra. Kjo është e dukshme, vlerësoi Topi. Por nga ana tjetër, ai ka vlerësuar angazhimin e grave në politikë si dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje. Sipas tij, politika ndodh në një mjedis të ashpër, ku shpeshherë ka rivalitet, që nuk bëhet në kushte korrekte, ndonjëherë ka edhe bërryla. Unë uroj që gratë të jenë të forta, që të shpalosin vitalitetin e tyre jo thjesht biologjik dhe fiziologjik, por të shpalosin vitalitetin e tyre shoqëror, politik dhe në mënyrë absolute të mos cenojnë natyralitetin të tyre. Gratë duhet të jenë gra, duhet të jenë zonja, nënvizoi Topi. Duke mbështetur rolin e femrës në politikën shqiptare, kreu i shtetit ka shprehur pakënaqësinë e tij të vendosjes së shifrës mekanike 30%. Rëndësia sipas tij qëndron tek krijimi i kushteve që konkurrimi të jetë i lehtë edhe për gratë, dhe jo tek vendosja e standardeve mekanike. Ligji proporcional sigurisht që e favorizon këtë punë, sepse ligji mazhoritar, pavarësisht përfaqësimit që kishte, i vendoste zonjat në një pozicion të diskriminuar. Ligji mazhoritar e përballte me shumë situata të vështira, që edhe vetë meshkujt do ta kishin shumë të vështirë për të përballuar rivalët e tyre. Jam i bindur që ligji proporcional me vendosjen e kësaj kuote, sigurisht që është një arritje e konsensusit të partive politike që uroj që ta kenë seriozisht, qoftë në kombinimin e listave, qoftë në trajtimin e kësaj politike në mënyrë konstante, në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është bukuria e jetës që ka dhe performancën e zotërinjve, ka performancën e zonjave dhe së bashku në politikë të përfaqësojnë atë që ndjehet në terrenin shoqëror, veçoi presidenti Topi. Kreu i shtetit ka theksuar nevojën e zbutjes së dhe të një ekuilibrimi të toneve në Parlamentin shqiptar, në ambientin parlamentar që nuk është vetëm vendi, ku zhvillohet debati politik dhe miratohen ligje, por është edhe vendi, ku shoqëria shqiptare ka një pikë referimi. Në Parlament, sipas tij duhet të jetë përfaqësia më e mirë që përfaqëson interesat jo vetëm të shoqërisë, por edhe të institucioneve të Shqipërisë në të gjitha sfidat e rëndësishme. Presidenti i vendit ka mbështetur rolin e gruas në institucionet e larta të shtetit duke vlerësuar jetik, rolin e gruas në shoqërinë tonë dhe duke besuar tek garancia që ato i japin forcimit të demokracisë dhe të institucioneve të demokracisë në Shqipëri. Për të vërtetuar këtë mbështetje, kreu i shtetit shqiptar ka përmendur emërimet e më shumë zonjave sesa zotërinjve, përfshirë këtu edhe kryeprokuroren Ina Rama. Vetëm në Gjykatën e Lartë ka më shumë emërime të zonjave, sesa të zotërinjve. Emërimi i Kryeprokurores në krye të një Institucioni që konsiderohej tabu. Emërimi i një zonje në krye të Gjykatës Kushtetuese. Emërimi i një zonje në krye të Gjykatës së Lartë. Emërimi i zonjave në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pra, unë nuk e kam bërë këtë në mënyrë të sforcuar. Nuk e kam bërë për ekzibicion. E kam bërë, sepse roli i gruas është jetik për shoqërinë tonë. Kam konstatuar që gratë demonstrojnë vitalitet, por dhe natyrisht më shumë demonstrojnë dhe ndershmëri në realitet, përmendi Topi, duke mohuar faktin që politikanët, drejtuesit e institucioneve kërkojnë të krijojnë hapësira për diçka që konsiderohet arritje në mënyrë artificiale. Sipas tij, pjesëmarrja e gruas në shoqëri, në institucione, duhet të jetë një proces natyral dhe një proces jetik për shoqërinë tonë. Presidenti Topi ka përshëndetur rolin e Institutit Kombëtar Demokratik amerikan në përgatitjen e liderëve të rinj dhe në mënyrë specifike në përgatitjen e zonjave, të cilat kanë angazhime publike në marrjen e lidershipit në mjaft nga veprimtaritë publike, gjatë ceremonisë së diplomimit të 39 femrave, pjesëmarrëse në Programin e NDI-së Zhvillimi i Liderëve të Rinj në Politikë -Gratë në Advokim.
*********************************************************************************
Topi kritikon indiferentizmin e femrës për incidentin ndaj të verbrave
Kreu i shtetit, ka kritikuar reagimin e femrave politikane në lidhje me incidentin e dy grave të verbra pranë kryeministrisë. Presidenti e ka cilësuar të papranueshme faktin që asnjë femër nuk është prononcuar për këtë ngjarje të shëmtuar, duke ngritur zërin që asnjë të mos hesht përballë ngjarjeve të tilla e të mos pozicionohen në rolin e indiferentit, pikërisht për kategorinë e të verbërve. Unë besoj që reagimi nuk duhet të jetë për çështje të karakterit sekondar, por duhet të jetë për çështje të tilla, sepse gjëra të tilla janë të shëmtuara jo vetëm për imazhin e shoqërisë shqiptare, por janë të shëmtuara edhe për atë, që ne mendojmë të realizojmë në perspektivë, një shoqëri korrekte, një shoqëri ku ka një ndjeshmëri dhe politikani dhe përfaqësuesi i institucioneve në radhë të parë kanë detyrimin e ndjeshmërisë dhe të mos heshtin dhe të mos pozicionohen me rolin e indiferentit, nënvizoi kreu i shtetit. Gjithashtu, Topi u ka bërë thirrje institucioneve specifike, institucioneve, që kanë përgjegjësi ndaj Kushtetutës dhe ligjit, në radhë të parë zonjave, të cilat duhet të kenë ndjeshmërinë, ta denoncojnë publikisht! Sipas tij, nuk është problemi i një individi, i cili duhet të përballet me drejtësinë, por ai e konsideron këtë si detyrimin institucional të institucioneve. Është puna e ndjeshmërisë dhe e klimës, që duhet ti japin zonjat, një klimë më të qetë, një klimë solidariteti, një klimë ku ta ndihmojnë njëra-tjetrën, theksoi presidenti Topi.