Superliga/ Laci mund Dinamon 1-0
Trajneri blu e kishte paralajmëruar dhe e kishte parandjerë. Në Laç i druhej më shumë gjykimit se gjithçkaje tjetër. Parandjenja e Farruk Sejdinit doli e drejtë pasi gjykimi ndikoi jo pak në fitoren 1-0 të kurbinasve dhe në humbjen e skuadrës së tij, Dinamo.
Ndërsa gjithçka në fushë ishte shumë në rregull dhe në tribuna nuk pati më shumë sesa sharje normale në Shqipëri e jashtë saj, në minutën e 82-të ndodhi një episod që vendosi jo pak. Një lojtar i Dinamos u rrëzua në zonë, ndërsa lojtari vendas duket se preku këmbët e tij përpara se topin, por ky nuk u gjykua 11-metërsh nga drejtuesi i garës.
Pak më vonë, kavajasi i bluve, Bekim Kuli, i përjashtua nga loja me karton të kuq për protesta, ndërsa kurbinasit u përpoqën që të fitonin me çdo kusht, tashmë në epërsi numerike.
Veçse fitorja erdhi nga pika e bardhë, pasi për Laçin u dha një penallti në minutat shtesë, pas një dueli të dyshimtë në zonë. Një ndëshkim jepet në njërin krah, ndërsa një tjetër po aq i qartë nuk jepet në anën tjetër.
Pas protestave që nuk mungojnë në raste të tilla, goli erdhi pastër nga 11 metra larg ndërsa portieri mik Osmani nuk qe në gjendje të bënte asgjë.
Duke u kthyer prapa në kohë, ndeshja në stadiumin kurbinas ishte e bukur, e shpejtë dhe e fortë, me përpjekje të të dyja skuadrave që qëlluan në një ditë të mirë.
Pas një shtylle dhe një rasti të vendasve, Dinamo mund të kishte shënuar, por Kuli gaboi pasimin e fundit. Nuk vonoi shumë dhe Laçi u përgjigj me Marashin që gjuajti në mënyrë të gabuar në pozicion të mirë, në të djathtë të portës, ndërsa më tej, Emurllai ishte pranë golit për skuadrën e Dedes, por gaboi në gjuajtje.
Përgjigja e bluve ishte e hidhur dhe Kuli goditi shtyllën i ndodhur shumë djathtas portës së Vashakut. Në fund të pjesës së parë, ishte Shtini që iu shmang pozicionit jashtë loje, por nuk krosoi dot siç duhet.
Në pjesën e dytë, më pikantët ishin rastet e përmendur më lart, ndërsa fundi i ndeshjes i dha 3 pikë Laçit, ndërsa blutë e Sejdinit humbasin një ndeshje që të paktën duhej ta kishin barazuar.