E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet 0-0 ndeshja Skenderbeu - Teuta

Teuta konfirmohet si një nga ekipet pretendente në këtë sezon dhe pasi mposhti Tiranën në “Qemal Stafa” në fillim të kampionatit, këtë herë merr një pikë të rendësishme ndaj Skënderbeut, në Korçë. Kampionët, që ende nuk po shfaqin fytyrën e sezonit të kaluar, nuk ditën të shfrytëzojnë disa raste për shënim, por në fund mund të festonin edhe durrësakët, në një ndeshje që s’pati goli, por emocionet nuk munguan.

Skënderbeu ka dominimin teritorial në fushën e Korçës, por mungon pasimi I fundit për sulmuesit. Nga ana tjetër, Teuta e Likës bazon gjithçka te kundërsulmi. Gozdenoviç, në rolin e qendërmbrojtësi bën çka mundet për të ndalur Çotën, ndërsa poritieri Osmani shpëton Teotpn nga një gol I sigurtë pas goditjes së Tahillarit. Por emocionet e vërteta vijnë në fund. Në minutën e 87-të, Skënderbeu godet traversën, ndërsa në minutën e parë të kohës shtesë ndodh një episod I dyshimtë në zonën korçare. Gozdenoviç ndal në këtë mënyrën Dostin. Gjyqtari ndëshkon sulmuesin mik për simulim.

Në këto kushte një nga sfidat më të rendësishme për javën e shtatë të Superligës mbyllet në barazim pa gola. Teuta ndan kreu me Tiranën kryesues, me nga 13 pikë, ndërsa Skënderbaeu, që ende nuk e ka provuar shijen e fitores me trajnerin Lev, ndodhet në mes të klasifikimit me gjashtë pikë më pak. Në javën e ardhshme, Skënderbeu pret Kastriotin, kursa Teuta luan në Berat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›